Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 34 NGA 99

Beteja e Herodit

Njerëzit kudo po flisnin për Zotin Jezus. Kush ishte Ai me të vërtetë? Qarkullonin ide të ndryshme në lidhje me këtë. Por ishte dikush që mendonte krejt ndryshe: Herodi, i cili mendonte se Ai ishte Gjon Pagëzori. Nga i kishte lindur kjo ide? Pak kohë më parë, Herodi kishte vrarë Gjonin. Do të lexojmë më shumë për atë që ndodhi në pasazhin tjetër. Ky pasazh shpjegon arsyen se përse Gjoni u vra: ai i predikoi të vërtetën Herodit. Edhe pse Herodi ishte mbret, Gjoni nuk ishte i frikësuar t’i tregonte atij që po jetonte në mëkat: Herodi kishte marrë gruan e vëllait të tij, Filipit, dhe ishte martuar me të.

Edhe pse Herodi nuk kishte dëshirë të dëgjonte për mëkatin e tij, ai sërish e admironte Gjonin. Ky fakt i bëri gjërat shumë të vështira për Herodin. Ai në fshehtësi admironte kurajën, ndershmërinë dhe përulësinë e Gjonit, dhe i bënte përshtypje kur Gjoni predikonte përpara tij. Sidoqoftë, gruaja e tij e donte Gjonin të vdekur, por Herodi nuk dëshironte ta bënte këtë gjë. Ai sigurohej që Gjoni të ishte i sigurt ndërsa mbahej në burg. Në zemrën e tij, Herodi e dinte që Gjoni kishte të drejtë; por përfundimisht, ai nuk dëshironte të pendohej për mëkatin e tij, duke e kthyer Herodiadën te burri i saj i vërtetë.

A e kuptoni betejën e Herodit? Ju e dini se cila është gjëja e duhur dhe e drejtë – veçanërisht kur jeni duke mëkatuar. Ndërsa i dëgjoni prindërit, drejtuesit e kishës apo pastorin tuaj, e dini që kanë të drejtë kur ju thonë që keni mëkatuar kundër urdhërimeve të Perëndisë. Mbase i admironi për kurajën dhe besnikërinë e tyre. Prapëseprapë, mëkatet tuaja ju tërheqin. Ju e dini që këto shaka nuk janë të mira, por akoma dëshironi t’i thoni. Ju e dini që veprimet tuaja nuk janë të sjellshme, por ju, prapëseprapë, dëshironi që të bëni si të zgjuar.

Mos jini si Herodi! Megjithëse ishte mbret, ai në të vërtetë ishte skllav, dhe zgjodhi të qëndronte i tillë. Zotëruesi i tij ishte mëkati. Çojini mëkatet tuaja te Zoti Jezus. Kërkojini Atij t’ju bëjë të fortë dhe të aftë t’i largoheni mëkatit që ju shtrëngon. Herodi i dëgjoi predikimet e Gjonit (madje me gëzim), por nuk lexojmë asgjëkundi që ai iu lut Perëndisë së Gjonit. Mos ndiqni shembullin e tij. Nëse nuk e thyeni vesin e mëkatit, do të jetë mëkati që do t’ju thyejë juve.

Shkrimet e Shenjta

Dita 33Dita 35

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al