Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 28 NGA 99

Nuk duhet të keni frikë

Njerëzit kishin shumë frikë nga Legjioni. Ai ishte shumë i rrezikshëm, dhe nuk mund të bëhej asgjë për ta kontrolluar. Por, tani erdhi një njeri mbi një barkë që ishte shumë më i fuqishëm – edhe Legjioni iu përgjërua këtij të huaji që të mos e mundonte ose lëndonte atë! I huaji tha vetëm disa fjalë, dhe burri u shërua tërësisht.

Ju e dini se kush ishte ky i huaj, por njerëzit nuk e njihnin. Ata kishin frikë prej Tij dhe iu përgjëruan të largohej. A kishin frikë se do të humbitnin derra të tjerë? Mbase, por ata nuk duhej të frikësoheshin fare për atë gjë. I huaji ishte Zoti Jezus, dhe Ai nuk kishte ardhur për t’i shkatërruar njerëzit, por për t’i shpëtuar ata. Ja pse Zoti Jezus e ktheu burrin e shëruar, Legjionin, tek ata. Ai duhej t’u tregonte se çfarë gjërash të mrekullueshme kishte bërë Zoti për të.

Nuk ka arsye përse ta kemi frikë Zotin Jezus, dhe as të mendojmë që Ai ka ardhur që të na e bëjë jetën të mjerë. Për shkak të mëkatit, jeta jonë është e tillë tashmë. A e kuptoni pse Zoti ju thërret që të vini tek Ai? Përse ju paralajmëron për mëkatin? Pse ju flet përmes ndërgjegjes suaj dhe pse ka ardhur në jetën tuaj? Nuk ka ardhur për ta shkatërruar jetën tuaj, por për të shkatërruar mëkatet tuaja. Ai nuk erdhi për ta bërë jetën tuaj të mjerë, por për t’ju çliruar nga mjerimi i mëkatit. Ai ka ardhur për të shpëtuar jetën tuaj.

A jeni mahnitur ndonjëherë nga mirësia e Zotit? Pse do të dëshironte që të vinte te ne, kur ne nuk jemi të gatshëm që ta kemi Atë si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë? Sepse Ai është i hirshëm dhe plot me dhembshuri për mëkatarët – edhe për mëkatarë si Legjioni.

Shkrimet e Shenjta

Dita 27Dita 29

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al