Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 26 NGA 99

Kush është Ai?

Mbase mendoni: “Kjo është një histori e bukur”. Madje, mund ta përfytyrojmë barkën e vogël në mes të valëve të mëdha. Por, në fakt kjo histori nuk ka të bëjë aq me stuhinë. Ka të bëjë me Zotin Jezus. Marku e shkroi këtë libër për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje shumë të rëndësishme: “Kush është Jezusi?”. Në të vërtetë, as dishepujt nuk e njihnin Atë. Pasi Jezusi, në mënyrë kaq të fuqishme urdhëroi erën dhe dallgët të fashiteshin, dhe stuhia menjëherë ndaloi, ata e panë Zotin me habi. Ata thanë: “Çfarë njeriu është ky?”. Ka vetëm një përgjigje: Ai është Biri i Perëndisë. Ai e ka të gjithë pushtetin për të bërë atë që ne njerëzit nuk mundemi; Ai sundon mbi erën, valët e detit, sëmundjen, frymërat e liga, madje edhe mbi vdekjen! Askush nuk mund ta bëjë këtë, nëse nuk është Vetë Zoti.

Është një fakt kaq ngushëllues, ai që Zoti Jezus, mund të na ndihmojnë në situatat tona më të vështira. Kurrë mos mendoni se Ai nuk do t’ia dijë për situatën tuaj! Perëndia na tregon se kujdeset për ne dhe është i interesuar për nevojat tona, përmes faktit që dërgoi Birin e Tij për t’i shpëtuar mëkatarët. Asnjëherë mos e dysho dashurinë dhe fuqinë e Perëndisë!

Dishepujt ishin lundërtarë shumë të zotë. Ata ishin rritur pranë këtij liqeni dhe me shumë gjasa kishin lundruar në mes të tij, nëpër shumë stuhi. Por kjo stuhi i frikësoi se do të mbyteshin. A nuk ishte në dijeni Jezusi për stuhinë që po afrohej? Sigurisht që po! Megjithatë, Ai u tha atyre të lundronin në liqen. Po pse e bëri Zoti Jezus kaq të vështirë këtë udhëtim? Ai donte t’u mësonte dishepujve të Tij më shumë për natyrën e Tij, kush ishte Ai, si dhe për natyrën e tyre. Ata mësuan se, edhe pse ishin shumë të aftë, nuk mund të lundronin nëpër ujërat e liqenit përmes stuhisë. A nuk duhet ta mësojmë edhe ne një gjë të tillë çdo ditë? Nëse ne mendojmë se mund të bëjmë gjëra pa ndihmën e Perëndisë, së shpejti do të dështojnë. Por, vini re, kur ata u kthyen te Jezusi, Ai u ngrit për t'i ndihmuar. Jezusi është gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë ata që e kërkojnë. Ai është plotësisht në kontroll të të gjitha gjërave!

Shkrimet e Shenjta

Dita 25Dita 27

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al