Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 24 NGA 99

Mrekullia e rritjes

Në shëmbëlltyrat e mëparshme Jezusi foli për mënyrën se si reagojmë ndaj mesazhit të Perëndisë. Në këtë shëmbëlltyrë, Ai po mëson për veprën e hirit të Perëndisë në jetën dhe zemrat e njerëzve. E dimë që mbjellja dhe rritja e bimëve nuk është në kontrollin tonë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë për të shkaktuar rritjen e një fare, dhe as për ta bërë të prodhojë fryt – kjo është vepra e Perëndisë. Siç mësuan në meditimin e fundit, është e vërtetë që jemi të përgjegjshëm për atë që bëjmë me farën e Fjalës së Tij. Por këtu, Jezusi mëson që as mundi ynë më i madh, nuk mund ta bëjë farën të rritet.

E njëjta gjë vlen për zemrat tona! Vetëm vepra e hirshme dhe e fuqishme e Perëndisë mund t’i ndryshojë ato; vetëm Ai mund të thyejë rezistencën, ftohtësinë dhe mosbesimin tonë. E vërteta e mrekullueshme është që Perëndia e bën këtë gjë edhe në zemrat e armiqve! Ai mund të përdorë një fjalë të vogël, si një farë të vogël, për të shpëtuar një mëkatar.

E dimë që misri që hamë nuk ka qenë i tillë kur u mboll. Nisi si një filiz dhe dalëngadalë u rrit në një kërcell. Rrjedhimisht, prodhon kallirin, dhe kur kalliri të piqet, mund ta hamë. Edhe vepra e Perëndisë në zemrat e njerëzve nis si një gjë e vogël. Ai bën që të na hapen sytë ndaj mëkateve tona dhe të ndiejmë trishtim për to. Më pas, duam t’i bindemi Perëndisë, dhe të kemi dashuri për Të. Këto gjëra janë si një gjethe. Por bima do të rritet që të jetë më shumë se vetëm një gjethe; Fryma e Perëndisë do të na mësojë që të kuptojmë pse Zoti Jezus është kaq i rëndësishëm. Ai mund ta heqë fajin tonë dhe të na bëjë të pranueshëm përpara Perëndisë. Në këtë mënyrë rritemi porsi një kalli. Mbase mund ta kemi të vështirë të besojmë që Ai është i gatshëm që të jetë Shpëtimtari ynë. Por, kur Fryma e Shenjtë na jep besimin për t’i zënë besë veprës së Jezusit, do të përjetojmë shpengim dhe gëzim. Jeta jonë do të mbajë frytin e të qenët falënderues, të shenjtë dhe të bindur. Në këtë mënyrë, Perëndia na maturon për ditën përfundimtare “të korrjes” – ditën e vdekjes sonë.

Mos dilni në përfundimin e gabuar, pasi lexoni këtë shëmbëlltyrë. Zoti nuk na mëson që do të gjendet vetëm fryt i mirë te besimtarët. Fatkeqësisht, ata do të kenë betejat e tyre me mëkatin deri në fund të jetës. Në një arë ju do të vini re shumë barëra të këqia mes bimëve të vërteta. Kështu është edhe zemra e atyre që janë shpëtuar nga Perëndia. Të gjithë fëmijët e Perëndisë do të ndihen “të varfër dhe nevojtarë në vetvete” për shkak të mëkateve të tyre, edhe pse ata janë “të pasur në Krishtin, Shpëtimtarin e tyre”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 23Dita 25

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al