Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 21 NGA 99

Zoti e fsheh të vërtetën

Pjesa më e madhe e njerëzve menduan që Jezusi ishte një rrëfimtar i mrekullueshëm. Por Jezusi nuk tregonte thjesht histori të bukura. Bibla nuk është një libër tregimesh; ajo është një “libër me një lajm”. Edhe te shëmbëlltyrat e Jezusit ka një mesazh. Vini re që dishepujt nuk ishin të kënaqur vetëm me dëgjimin e historisë. Ata i kërkuan Jezusit t’ua shpjegonte atë. Shumë njerëz nuk e marrin mundimin për një gjë të tillë. Ata thjesht lexojnë një kapitull të Biblës, e mbyllin atë dhe ndihen të kënaqur; sikur e kanë bërë detyrën. Por një gjë e tillë nuk ishte e mjaftueshme për dishepujt. A lutesh edhe ti që Zoti të ta bëjë të qartë Fjalën e Tij, kur nuk e kupton atë që ke lexuar në Bibël ose dëgjuar në kishë? Mbase përgjigjja e Zotit në vargjet 11 dhe 12 tingëllon pështjelluese. Duket sikur Ai nuk do që njerëzit e tjerë të shpëtohen. Ai u tha dishepujve të Tij që Zoti u dha atyre bekimin për ta kuptuar këtë shëmbëlltyrë. Por të tjerët as nuk e kuptonin, dhe as pendoheshin për të besuar. Cila është arsyeja se përse nuk ktheheshin në besim?

Ata nuk donin. Vini re: dishepujt erdhën për t’i kërkuar Zotit më shumë dhe ai ua ofroi me gëzim. Gjithsesi, pjesa më e madhe e njerëzve të tjerë asnjëherë nuk ia kërkoi Zotit shpjegimin e shëmbëlltyrave të Tij. Mbase atyre u pëlqyen historitë e Tij, por nuk kishin interes për mësimet e tij të vërteta. Ai u kishte thënë të gjithëve se kishin nevojë të largoheshin nga mëkatet e tyre, dhe se duhet të vinin tek Ai për shpëtim. Ata ishin të interesuar për mënyrën se si predikonte Jezusi, por jo për mesazhin e predikimeve të Tij.

A jeni edhe ju duke dëgjuar vetëm një pjesë të mesazhit të Perëndisë? Mbase ju pëlqen kur predikuesi tregon shumë histori të bukura gjatë predikimit të tij. Gjithashtu, kur lexoni Biblën, ju pëlqen të lexoni ato libra të Biblës që janë plot me tregime të lehta për t’u lexuar. Por, në qoftë se nuk ju intereson mesazhi i vërtetë në këto tregime, a nuk po bëni edhe ju të njëjtën gjë si ata njerëz që i dëgjuan historitë e Jezusit, por kurrë nuk e pyetën për kuptimin e tyre? Nëse nuk vijmë në kishë me dëshirën për të dëgjuar se çfarë ka për të na thënë Perëndia, atëherë predikimi do të jetë vetëm një histori e bukur, si një shëmbëlltyrë që nuk kuptohet.

Jezusi tha se do t’i ndëshkonte dëgjues të tillë. Si? Do t’i lejonte të vazhdonin të ishin të verbër ndaj së vërtetës. Do t’u mbyllte veshët, që të mos e dëgjonin mesazhin dhe si pasojë të mos pendoheshin. Nuk ka asnjë gjykim më të rëndë, prej të cilit të kemi frikë, sesa ai kur Zoti e fsheh të vërtetën e Tij prej nesh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 20Dita 22

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al