Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 22 NGA 99

Ç’lloj dëgjuesi jeni?

Zoti na mëson që ka katër mënyra për t’iu përgjigjur Fjalës së Tij. Grupi i parë i njerëzve përshkruhen nga një shteg i mbushur me vështirësi. Mendjet e tyre janë plot me gjëra të tjera; ose nuk e dëgjojnë fare Fjalën, ose e harrojnë atë. Grupi tjetër i njerëzve është plot me ngazëllim për mesazhin e Zotit. Ata bëjnë disa ndryshime të mira në jetën e tyre; megjithatë, nuk trishtohen në zemër për mëkatin e tyre. Ashtu si gurët e fortë nën tokë, këta njerëz ende kanë një zemër të fortë përbrenda. Prandaj, kur miqtë e tyre i përqeshin apo tallen për zgjedhjet e tyre të mira, ata heqin dorë dhe kthehen në stilin e jetës së mëparshme. Ose, kur e kuptojnë se, për të ndjekur Zotin, duhet të heqin dorë nga të gjitha kënaqësitë e tyre mëkatare, ata nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Kjo është për shkak se zemra e tyre nuk ndryshoi asnjëherë.

Më pas Jezusi vijon me përshkrimin e atyre që janë të krishterë në dukje. Ata kanë mësuar dhe kanë përfituar shumë njohuri nga Bibla. Ata mund të duken si të krishterë, por këta njerëz janë shumë më të zënë me gjëra të tjera sesa me Fjalën e Perëndisë. Ata i duan gjërat e botës - studimin e tyre, miqtë, punën, familjen ose pasionet e tyre - më shumë sesa Zotin dhe Fjalën e Tij. Këto gjëra tokësore janë si gjemba dhe ferra në shëmbëlltyrën e Jezusit. Barërat e këqia u rritën më shpejt se fara e hedhur nga fermeri, dhe në fund ia zunë frymën bimëve të mira. Meqenëse këta dëgjues i duan gjërat tokësore më shumë se Perëndinë, Fjala e Tij nuk prodhon kurrë fryte pendimi dhe besimi në zemrat e tyre.

Së fundi, Zoti flet për njerëzit që e dëgjojnë Fjalën dhe japin fryt të vërtetë. Zemrat e tyre kanë ndryshuar, dhe si pasojë, e gjithë jeta e tyre ndryshon. Ata sjellin fryt perëndishmërie: dashuri, durim, përulësi, pendim, besim, trishtim sipas Perëndisë dhe gëzim në Zotin. Sa e madhe është mirësia dhe fuqia e Perëndisë, kur Ai sjell këtë fryt në zemrat e mëkatarëve! Ata e marrin Fjalën me anë të hirit dhe japin fryt.

Pyetja për ju sot është: “Ç’lloj ‘dheu’ jeni?”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 21Dita 23

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë