Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 19 NGA 99

Familja e vërtetë e Jezusit

Më herët, Marku tregoi që familja dhe miqtë e Jezusit ishin duke u shqetësuar shumë për Atë. Ata mendonin që Atij ishte duke i ikur mendja, kështu që ata vendosën të shkojnë dhe të flasin me Jezusin. Por kur ata arritën, nuk mund t’i afroheshin, sepse Ai ishte i ulur në mes të një rrethi të madh njerëzish. Ata u kërkuan njerëzve që të përcillnin një mesazh tek Ai. Më në fund, mesazhi mbërriti në veshin e Zotit. Përgjigjja e Tij ishte tërësisht e papritur. Pothuajse dukej e ftohtë dhe e gabuar, veçanërisht sepse familja e Tij ishte shumë e shqetësuar për Të.

Pse reagoi Zoti në atë mënyrë? E dimë që Ai e donte familjen e Tij; sidoqoftë, Ai na mëson që Perëndia është më i rëndësishëm, madje edhe sesa familja jonë e dashur. Kur duhet të zgjedhim, Perëndia duhet të jetë gjithmonë i pari. Ka raste, që çmimi i të qenët i krishterë është që duhet të lësh familjen. Shumë të krishterë e kanë bërë këtë zgjedhje. Le të mos harrojmë të lutemi për ata.

Prapëseprapë, të bëhesh një ndjekës i Jezusit nuk është humbje. Më shumë fitohet, sesa humbet. Mund ta mësojmë këtë nga përgjigjja e Jezusit. Duke u kthyer ngadalë, Ai i quajti njerëzit e ulur përreth Tij “nëna ime, ose vëllezërit e mi”. Pa dyshim që, kur Ai e tha këtë, sytë i shkëlqenin nga dashuria dhe ngrohtësia. Ai i konsideronte të gjithë këta njerëz familjen e Tij. Dhe çfarë prove kishte që ata ishin familja e Tij frymërore? Prova është që ata i bindeshin vullnetit të Perëndisë sikur Ai Vetë po i mësonte (vargu 35). Vëllezërit dhe motrat e Jezusit janë vetëm ata, të cilët i binden dhe i besojnë Atij, e duan dhe dëshirojnë ta nderojnë Atë. Le të jemi të paralajmëruar: thjesht të qenët pjesë e kishës nuk ju bën vëlla apo motër të Jezusit.

Sa e veçantë është të jesh në familjen Jezusit! Është e mrekullueshme të kesh një baba të mrekullueshëm dhe një mama të mrekullueshme, një vëlla dhe një motër më të madhe, një xhaxha/dajë dhe hallë/teze të veçantë. Por është shumë më mirë të kesh Zotin Jezus si vëlla! Pse? Ai është i aftë të na shpëtojë nga pushteti i fajit dhe i mëkatit; familja jonë e gjakut nuk mund ta bëjë këtë. Ai është i aftë të na ndryshojë zemrat, ndaj mund ta duam dhe t’i shërbejmë Zotit. Ai është i aftë të sigurojë për të gjitha nevojat që kemi.

A do të jeni të mirëpritur në “rrethin e Tij familjar”? Zoti Jezus kurrë nuk e largoi asnjë prej atyre që dëshironin të qëndronin me Të. Jini të bindur që kur i luteni Atij, Ai është i gatshëm t’ju pranojë. A do të thoshte: “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni ...”, e më pas, të mos shfaqte gatishmëri t’ju pranonte? Gatishmëria e Tij për të na pranuar duhet të na japë zemër, edhe kur e dimë që e kemi trishtuar thellësisht me mëkatet tona.

Shkrimet e Shenjta

Dita 18Dita 20

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë