Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 18 NGA 99

Mëkati i pafalshëm

Të gjitha mëkatet janë të rënda; ato e fyejnë Perëndinë dhe shkaktojnë zemërimin e Tij. Kur ne mëkatojmë, ne e çnderojmë Krijuesin tonë. Perëndia nuk mund të lejojë dhe nuk do të lejojë që mëkati të mos ndëshkohet. Si Gjykatësi i qiellit dhe tokës, Ai do të merret me çdo mëkat që kemi bërë. Ne mund t’i harrojmë, t’i shpërfillim apo madje, as të mos i vëmë re një pjesë të madhe të mëkateve tona. Por Perëndia i sheh dhe i di ato, të gjitha. Është e rëndësishme të dimë që mëkatet tona janë një gjë e ligë. Kërkojini Zotit t’ju ndihmojë t’i kuptoni mëkatet tuaja tani. Pse tani? Sepse sot, Zoti është ende i gatshëm t’i falë mëkatet. Dera që i pret mëkatarët të kthehen tek Ai, nuk është mbyllur ende; ardhja e Zotit Jezus në këtë tokë dhe mësimet e Tij e vërtetojnë këtë gjë. Ai ju thërret të ktheheni tek Ai. Edhe pse mund të keni bërë mëkate të çdo lloj natyre, Ai është gati t’ju pranojë. Vini re atë që tha Zoti: “se bijve të njerëzve do t’u falen të gjitha mëkatet,” edhe disa mëkate të blasfemisë! Ai ju inkurajon të kërkoni faljen e Tij.

Por ka një mëkat, për të cilin Zoti deklaron se nuk do ta falë. Ai e quan atë “blasfemi kundër Frymës së Shenjtë”. Po çfarë është ky mëkat saktësisht? Është ajo që drejtuesit judenj sa e patën bërë. Ata thanë që Zoti Jezus kishte një demon në zemër, dhe të gjithë gjërat e mira që Ai bëri ishin vepër e Satanit. Në zemrat e tyre, drejtuesit judenj e dinin që Zoti Jezus nuk ishte demon. Nga jeta dhe fjalët e Tij, ishte e qartë që Fryma e Shenjtë jetonte brenda Tij. Por ata e urrenin aq shumë, saqë nuk kishin frikë që ta thërrisnin Atë me emrat më të këqinj.

Blasfemia kundër Frymës së Shenjtë nuk është e njëjtë me mosbesimin dhe as me mosbindjen. Ne shpesh e shpërfillim ndërgjegjen dhe bëjmë atë që është e gabuar. Ky është mëkat, por kjo nuk është e njëjtë me blasfeminë kundër Frymës së Shenjtë.

Pse nuk mund të falet ky mëkat? Arsyeja është sepse njerëzit që kanë bërë këtë mëkat nuk do të pendohen kurrë për atë që kanë bërë dhe nuk do ta rrëfejnë mëkatin e tyre. Zemrat e tyre janë bërë të ngurta dhe tërësisht indiferente. Nëse nuk i rrëfejmë mëkatet tona, nuk mund të ketë falje. Nëse nuk i kërkoni falje babait kur bëni diçka të gabuar, as ai nuk mund t’ju falë, gjithashtu. Ai mund të mos mbajë mëri ndaj jush, dhe ai duhet të jetë i gatshëm t’ju falë juve; por ai nuk mundet t’ju falë, sepse ju nuk e keni rrëfyer dhe nuk keni kërkuar falje.

Kështu është kur njerëzit blasfemojnë ndaj Frymës së Shenjtë. Ata nuk pendohen kurrë për mëkatet e tyre, por janë të ngurtë dhe të ftohtë, dhe Fryma e Shenjtë i lë vetëm!

Shkrimet e Shenjta

Dita 17Dita 19

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë