Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 17 NGA 99

I zemëruar, i lig, apo asnjëra nga këto

Bibla nuk është vetëm një libër me histori. Është Libri i Perëndisë, në të cilin Perëndia na tregon për Veten dhe për veprën e Birit të Tij për t’i shpëtuar mëkatarët. Pa Zotin Jezus, shpëtimi nuk është i mundshëm. Marku ishte i bindur për këtë; ai besonte që Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Por jo të gjithë e besonin këtë. Vetë familja e Jezusit mendoi që Atij i kishte ikur mendja. Ata dëshironin që Ai të kthehej në Nazaret. Drejtuesit e kishës mendonin që Jezusi ishte i keq. Ata dëshironin që ta vrisnin Atë, ose të paktën ta ndalonin. Çfarë mendoni për Zotin Jezus? Nëse Ai nuk është i veçantë për ju, ju duhet t’i kërkoni Zotit t’ju tregojë sa i mirë dhe i mrekullueshëm është Ai, në mënyrë që edhe ju të dëshironi të bëheni dishepulli i Tij.

Në vargun 27 Zoti shpjegon të gjithë veprën e Tij. Ai erdhi për të shkatërruar veprën e Satanit. Ne të gjithë jemi nën pushtetin e Satanit. Fatkeqësisht, kjo gjë as nuk na shqetëson. Por Krijuesi ynë i mirë dhe i mëshirshëm dërgoi Birin e Tij për t’i shpenguar mëkatarët. Gjëja e parë që Ai duhet të bëjë është të shkatërrojë pushtetin e “të fortit” në shtëpinë tonë – zemrën tonë. Kur të ndodhë kjo gjë, do ta dimë: dëshira të reja dhe të mira do të lindin në zemrën tonë; do të vëmë re një dëshirë për të nderuar Perëndinë; mëkati do të na hidhërojë, sepse e lëndon Perëndinë; dhe lumturia jonë më e madhe do të jetë t’i shërbejmë Zotit dhe ta nderojmë Atë. A i dalloni gjëra të tilla në zemrën tuaj? Nëse po, ju do të dini gjithashtu që Satani dhe zemrat tuaja të liga nuk do të dorëzohen lehtë së luftuari kundër Perëndisë. Ne ende mëkatojmë, edhe pse vërtet duam t’i shërbejmë Perëndisë. Por, në fund, Perëndia është Ai që do të triumfojë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 16Dita 18

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë