Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 16 NGA 99

Të Dymbëdhjetët

Pse Zoti Jezus zgjodhi dymbëdhjetë burra që të ishin me Të? Mos vallë sepse i pëlqente të rrethohej nga miq? Zoti ishte një qenie njerëzore, pra kjo mund të jetë një arsye. Por arsyeja kryesore se përse dëshironte që këta dymbëdhjetë burra të ishin me Të, ishte që t’i përgatiste ata për detyrën e predikimit dhe mësimit. Duke qenë me Të çdo ditë, dishepujt kishin mundësi ta njihnin Jezusin. Përmes vëzhgimit të Mësuesit të tyre, ata mësuan se si të vepronin; përmes dëgjimit të mesazheve të Tij, ata mësuan atë që duhej të mësonin. Në fakt, ata mësuan aq shumë, saqë më vonë, edhe armiqtë e tyre ishin të mahnitur nga njohuritë e tyre prej Biblës. Sot, Zoti Jezus nuk është me ne, në të njëjtën mënyrë siç ishte me dishepujt. Sidoqoftë, ne e kemi Fjalën e Tij me vete. Çdo ditë, mund të jemi me Atë, kur ulemi për të lexuar Biblën. A po merrni kohë për ta bërë këtë? Zoti na flet përmes Fjalës së Tij. Në të, mësojmë se kush është Ai, dhe cila është mënyra se si vepron.

Zoti i zgjodhi edhe dishepujt me kujdes të madh, pas shumë lutjesh (Luka 6:12-13). Ai do t’i përdorte këta njerëz për të ndërtuar Kishën e Tij. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin besnikë dhe të drejtë, por një, Juda Iskarioti, vetëm sa u shtir si i tillë.

Më vonë, Jezusi u tradhtua nga Juda. Ai nuk ishte besnik ndaj Zotit, dhe e shiti Mësuesin e tij që të vritej. Por, tashmë Jezusi e dinte që Juda do ta tradhtonte! Prapëseprapë, Zoti Jezus, asnjëherë nuk e trajtoi keq Judën. Ai nuk e përjashtoi atë nga rrethi i Tij. Sërish e sërish, Ai i shfaqi dashuri Judës; Zoti ishte besnik ndaj Judës dhe u përpoq që t’ia fitonte zemrën.

Ne mund të nxjerrim një mësim nga mënyra se si Zoti e trajtoi Judën. Ai nuk e refuzoi, edhe pse e dinte që Juda nuk ishte i ndershëm. Si i trajtojmë miqtë tanë? Si veprojmë ndaj atyre që janë të pasjellshëm ndaj nesh? A jeni një ndikim i mirë tek ata me të cilët kaloni kohën, si kohën tuaj në shkollë, ashtu edhe në aktivitetet pas saj? A u jepni zemër të tjerëve që të bëjnë gjënë e duhur, sepse ajo i sjell kënaqësi Perëndisë? A e ngrini zërin të flisni, kur diçka është e gabuar, për shkak se e trishton Perëndinë? Nuk është e lehtë të jesh një mik i mirë. Ju mund të jeni një mik i vërtetë vetëm me ndihmën e Zotit. A është Zoti i gatshëm t’ju ofrojë ndihmë për këtë? Po, Ai është. Kur Ai thotë: “Pa mua, nuk mund të bëni asgjë.”, Ai po ju jep zemër që të shkoni tek Ai për ndihmë, që të jeni një mik i vërtetë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 15Dita 17

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë