Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 13 NGA 99

Një ditë e veçantë për ne

Pa dyshim që farisenjtë ishin të pështjelluar. Mësuesi i ri dhe dishepujt e Tij i thyen pothuajse të gjitha ligjet e tyre. Dukej sikur ata po e ndiqnin dhe monitoronin Jezusin gjithandej me një bllok shënimesh. Ata po e kontrollonin sipas listës së tyre: “Duhet bërë” dhe “Nuk duhet bërë”. Sipas tyre, Jezusi dhe dishepujt e Tij dështuan.

Edhe ne mund të jemi si ata. Njerëzit mund të mos veprojnë si ne; disa nuk vishen si ne, të tjerë mund të mos e respektojnë ditën e diel ashtu si ne. E megjithatë, ne nuk duhet të bëhemi si farisenjtë, të cilët i shkualifikuan të gjithë për shkak se nuk respektuan rregullat e tyre. Rregullat dhe normat tona mund të jenë të mira dhe të urta, por kjo nuk do të thotë se janë rregullat e normat e Perëndisë.

E diela nuk është krijuar për të qenë një ditë e mërzitshme. Përkundrazi, është krijuar për të qenë një ditë krejt e veçantë. Zoti na lejon që të ndalojmë të gjithë ritmin tonë të punës, në mënyrë që të kemi kohë të veçantë për Të dhe për të tjerët. Na jep kohë që të vijmë së bashku në adhurim; të kalojmë kohë me familjen; të vizitojmë ata që janë të vetmuar; dhe veçanërisht, të kalojmë kohë të qetë vetjake me Zotin në lutje dhe në leximin e Fjalës së Tij ose në shoqërinë e librave të tjerë të mirë.

A ju duket i mërzitshëm leximi i një libri të mirë, ose koha me prindërit dhe miqtë tuaj më të mirë? Zakonisht akitvitete të tilla nuk na duken aspak të mërzitshme, ato na pëlqejnë. Kështu është edhe me të dielën, nëse na duket e mërzitshme, problemi qëndron te ne!

Shkrimet e Shenjta

Dita 12Dita 14

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë