Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 9 NGA 99

T’i ndihmosh të tjerët

Çfarë miqsh të mrekullueshëm kishte ky nevojtar! Ai kurrë nuk mund ta kishte takuar Zotin Jezus pa ndihmën e tyre. Miqtë e tij ishin miq të vërtetë; ata bënë gjithçka që ishte e mundur për ta ndihmuar. Ata ishin të bindur që Zoti Jezus mund ta ndihmonte mikun e tyre të çalë, dhe nuk do të lejonin t’i pengonte asgjë. Po ne, a jemi miq të tillë?

Ka shumë nevoja në botën tonë — shumë më tepër nga sa do të mund të ndihmojmë ndonjëherë. E pavarësisht nga kjo, ne jemi të thirrur të bëjmë çdo përpjekje për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. Le të fillojmë me ata që i kemi pranë, në shtëpitë tona, ka vëllezër e motra, të cilëve mund t’u nevojitet ndihma jonë; në klasë, ka fëmijë që janë pa një mik të vërtetë; në komunitetin tonë, mund të ketë njerëz të moshuar, të cilët mund të jenë të vetmuar ose të sëmurë. Ndaloni dhe kujtoni një njeri të tillë në nevojë që gjendet në komunitetin tuaj.

Por, për çfarë kanë nevojë më së shumti këta njerëz? Vargjet që sapo lexuam na japin përgjigje. Ata, bashkë me ne, kanë nevojë për Zotin Jezus si Shpëtimtar, për t’i çliruar nga mëkati dhe faji dhe për t’i ndihmuar të ecin në rrugën e Perëndisë. Frymërisht, ne jemi si ai i çali, plotësisht të paaftë për të qenë të shenjtë, ashtu siç urdhëron Zoti. Mëkati sundon në zemrat tona dhe ne nuk mund ta thyejmë pushtetin e tij. Kjo është e vërtetë për të gjithë njerëzit. Prandaj, le t’i sjellim në lutje përpara Zotit Jezus miqtë dhe familjen tonë. A jemi edhe ne të vendosur, ashtu siç ishin miqtë e të lënguarit? Arsyeja përse ata çanë përmes turmës derisa shkuan para Zotit Jezus, është sepse ata me të vërtetë besonin se vetëm Ai mund ta shëronte mikun e tyre.

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al