Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 2 NGA 99

Një predikues i mrekullueshëm

Gjon Pagëzori u dërgua nga Perëndia për t’i përgatitur njerëzit për ardhjen e Zotit Jezus; ai e bëri këtë duke u predikuar njerëzve se ishin mëkatarë. Neve nuk na pëlqen kur dikush na i vë në dukje mëkatet. Megjithatë, duhet të jeni mirënjohës në qoftë se Perëndia ka vendosur njerëz të tillë në jetën tuaj. Pse? Sepse kjo është mënyra e Zotit për të na bërë të kuptojmë nevojën tonë për Birin e Tij, Jezu Krishtin. Nëse asnjëherë nuk jeni të shqetësuar nga mëkatet në zemrën tuaj, atëherë ka diçka që nuk shkon! Kjo do të thotë që zemra juaj është ende e humbur dhe e vdekur. Lutuni sot që Perëndia të bëjë që të ndieni peshën e mëkateve tuaja.

Vini re, njerëzit i rrëfyen mëkatet e tyre. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Perëndia kërkon që t’i rrëfejmë mëkatet tona, përpara se të kërkojmë falje. T’i rrëfesh mëkatet është shumë më e vështirë sesa të kërkosh falje. Ne të gjithë e kemi më të lehtë të themi: “Më vjen keq!”, në vend që të shkojmë te personi ndaj të cilit kemi mëkatuar, për t’i thënë: “Më vjen keq që kam qenë aq i pasjellshëm, duke ju bërtitur! A mund të më falni, ju lutem?”. Këtë kërkon Perëndia prej nesh. Ne duhet t’ia rrëfejmë mëkatin tonë personit ndaj të cilit kemi mëkatuar, ashtu si edhe Perëndisë. Ndaloni dhe mendoni për një çast për mëkate të veçanta që kujtoni nga dita e sotme ose e djeshmja. A keni qenë të sjellshëm dhe të gatshëm për të bërë punët tuaja të përditshme? A keni qenë gjithnjë të drejtë? A keni qenë nderues ndaj Perëndisë në lutjet tuaja? A jeni inatosur ndaj ndonjë vëllai apo motre, për shkak se nuk ju kanë kënaqur me sjelljen e tyre? Zoti Jezus thotë se kjo është njëlloj sikur t’i vrasësh. Ne duhet t’ia rrëfejmë këto mëkate Perëndisë; dhe nëse kemi mëkatuar kundër dikujt, me këtë rrëfim duhet të shkojmë edhe tek ai person.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje....

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë