JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull
“I Thirrur nga Mbreti”
Ungjilli nuk është një këshillë: është lajmi i mirë, që të thotë se nuk të duhet të ndërtosh vetë rrugën tënde për te Perëndia. Jezusi tashmë e ka ndërtuar atë rrugë. Dhe është një dhuratë që ti e merr nga Hiri i Perëndisë, një favor nga Perëndia, plotësisht i pamerituar.
Nëse e pranon këtë dhuratë dhe mbahesh fort tek ajo, atëherë thirrja e Jezusit, nuk do të të tërheqë drejt fanatizmit ose modernizmit. Do të jesh i apasionuar për të bërë Jezusin qëllimin dhe prioritetin kryesor, çdo gjë të jetë rreth Tij. Por kur takon njerëz me prioritete ndryshe nga ti apo me një besim tjetër, mos i konsidero si inferior ndaj teje. Në fakt, duhet të duash ti shërbesh atyre dhe jo ti shypësh.
Pse? Sepse Ungjilli nuk ka të bëjë me të ndjekurit e një këshille, por me të ndjekurit e një Mbreti. Jo vetëm dikush, që ka fuqinë dhe autoritetin të të thotë çfarë duhet bërë, por dikush që ka autoritetin të bëjë atë që duhet bërë dhe ta ofrojë këtë si një lajm të mirë për ty.
Ku e shohim ne këtë lloj autoriteti? Pagëzimi i Jezusit, tashmë kishte shfaqur shënja të mbinatyrshme, të cilat na shpallin autoritetin e Tij hyjnor. Pastaj shikojmë Simonin, Andrean, Jakobin dhe Gjonin të cilët e ndjekin Jezusin pa asnjë hezitim, ndaj vetë thirrja e Tij ka autoritet. Më tej Marku vazhdon të shkruajë për këtë temë:
“Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit. Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.” Marku 1:21-22
Fjala autoritet, përdoret për herë të parë nga Marku. Me fjalë të thjeshta, vetë fjala do të thotë “diçka jo e zakonshme”. Kjo fjalë si prejardhje, është e njëjtë me fjalën autor. Marku dëshiron të na thotë, që Jezusi jepte mësime për jetën me origjinalitet dhe jo me një autoritet të prejardhur.
Si do të dukej jeta jote, nëse do i dorëzoheshe plotësisht këtij Mbreti perfekt? Puna jote? Dashuria jote? Jeta familjare? Aspekti financiar? Jeta jote sociale?
Fragment i marrë nga libri “Jesus The King” nga Timothy Keller.
Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company. Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller.
Dhe nga UDHËZUES STUDIMI i JESUS THE KING nga Timothy Keller dhe Spence Shelton, Të drejtat e autorit (c) 2015 nga Zondervan, një ndarje e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto histori, ai sjell njohuri të reja mbi marrëdhënien midis jetës sonë dhe jetës së birit të Perëndisë, të cilat do të na shoqërojnë deri për Pashkë. “Jezusi, Mbreti”, është tashmë një libër dhe një udhëzues, që mund të përdoret për grupe të vogla studimi dhe është i disponueshëm kudo ku shiten libra.
More
Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher.
Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide