JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull
![JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F1489%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
“Më Shumë Nga Sa Pret”
Ndonjëherë kur shkoj para Jezusit, kuptoj që Ai lejon disa gjëra të cilat nuk i kuptoj. Ai nuk i bën gjërat sipas planit tim, ose në mënyrë të tillë, që të kenë kuptim për mua. Por nëse Jezusi është Perëndi, atëherë është mjaftueshëm i madh dhe ka arsye të forta, që më bën të kaloj situata të cilat nuk mund t’i kuptoj. Fuqia e Tij është e pakufishme, po ashtu është dhe mençuria dhe dashuria e Tij. Natyra është indiferente ndaj teje, por Jezusi është i mbushur me një dashuri të pa epur për ty. Nëse dishepujt vërtet do e dinin që Jezusi i donte ata, nëse vërtet do e kuptonin që Ai ishte i plotfuqishëm dhe i dashur, atëherë ata nuk do të kishin frikë. Premisa e tyre, që nëse Jezusi i donte, atëherë nuk do të lejonte që t’u ndodhte ndonjë gjë e keqe, ishte e gabuar. Ai mund të dojë dikë, por edhe të lejojë që t’i ndodhin gjëra të këqija, dhe kjo sepse Ai është Perëndi, sepse Ai i di më mirë arsyet nga sa mund të kuptojmë ne.
Nëse ke një Perëndi të plotfuqishëm dhe të madh, me të cilin je i zemëruar sepse nuk po i jep fund dhimbjeve të tua, gjithashtu ke dhe një Perëndi të plotfuqishëm dhe të madh, i cili ka arsye të cilat ti nuk mund t’i kuptosh. Nuk mund ta kesh në të dyja mënyrat. Mësuesja ime Elisabeth Elliot, e shprehte bukur këtë gjë më dy fjali të thjeshta: “Perëndia është Perëndi, dhe duke qënë i tillë, Ai është i denjë që unë ta adhuroj dhe t’i shërbej. Nuk mund të gjëj prehje veç në vullnetin e Tij, dhe vullneti i Tij është i pafund, i pamasë, i pamundur për të përshkruar dhe përtej çdo njohurie që unë mund të kem.” Nëse je në mëshirën e një stuhie, fuqia e saj është e pa përballueshme dhe ajo nuk ju do. Vendi i vetëm ku mund të gjëni strehë, është vullneti i Perëndisë. Kjo sepse Ai është Perëndi, dhe ti nuk je dhe vullneti i Perëndisë është domosdoshmërisht i pamatë, i papërshkrueshëm dhe përtej çdo njohurie që ne mund të kemi. A do të jemi të sigurt? Sigurisht që jo. Kush foli për faktin e të qënit të sigurt? Por Ai është i mirë. Ai është Mbreti.”
Si mund të kemi paqe në Krishtin, në rrethana që janë të prirura të krijojnë ankth dhe / ose dëshpërim? Në cilën fushë të jetës, je duke pritur që Jezusi të të ndihmojë?
Fragment nga libri Jesus The King nga Timothy Keller.
Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company.
Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller
Dhe fragment nga Udhezuesi i studimit Jesus The King nga Timothy Keller dhe Spence Shelton
Të drejtat e autorit © 2015 nga Zvondervan, pjesë e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F1489%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto histori, ai sjell njohuri të reja mbi marrëdhënien midis jetës sonë dhe jetës së birit të Perëndisë, të cilat do të na shoqërojnë deri për Pashkë. “Jezusi, Mbreti”, është tashmë një libër dhe një udhëzues, që mund të përdoret për grupe të vogla studimi dhe është i disponueshëm kudo ku shiten libra.
More
Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher.
Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide