Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

DITA 9 NGA 9

"Vdekja e Vdekjes"



Jezusi u tha dishepujve të Tij, “Unë do të ringjallem të tretën ditë”. Ai e tha këtë te Marku 8, përsëri te Marku 9 dhe gjithashtu e përsëriti te Marku 10.



Duke parë këtë përsëritje, diçka interesante kishte për të ndodhur. Në ditën e tretë mbas vdekjes së Jezusit, dishepujt meshkuj të Jezusit nuk duken gjëkundi. Në skenë dalin ndjekëset femra të Jezusit, të cilat janë duke sjellë erëza dhe parfurme të kushtueshme, me të cilat zakonisht vajosej një trup i vdekur.



Askush nuk priste ringjalljen. Nëse ti do të ishe në vendin e Markut, duke shkruar Ungjillin, dhe duke u përpjekur të shkruash një histori të besueshme, dhe ndërkohë që Jezusi u kishte thënë vazhdimisht dishepujve të Tij që do të ringjallej të tretën ditë, të paktën një nga dishepujt, do të ishte kujtuar për këtë gjë mbas vdekjes së Jezusit dhe do t’u kishte thënë të tjerëve: “Hej, është dita e tretë. Ndoshta duhet të shkojmë të hedhim një sy te varri i Jezusit. Ç'mund të na ndodhë?”



Kjo do të kishte kuptim. Por asnjëri prej tyre nuk e tha një gjë të tillë. Në fakt, ata as që nuk e prisnin ringjalljen e Tij. Kjo nuk u kishte ndodhur atyre. Ëngjëlli para hyrjes së varrit u rikujtoi grave: “Do ta shihni Atë, ashtu si ju kishte thënë.” Nëse Marku do e kishte sajuar këtë histori, nuk do e kishte shkruar në këtë mënyrë.



Ja se si është çështja: Ringjallja ishte diçka e pakonceptueshme për dishepujt e parë për t'u besuar, ashtu si është dhe për shumë nga ne sot. Sigurisht, arsyet e tyre do të kishin qënë të ndryshme nga tonat.Grekët nuk besonin tek ringjallja. Në botëkuptimin grek, jeta e përtejme ishte ndarja e trupit nga shpirti. Për ta ringjallja, nuk do të ishte kurrë pjesë e jetës pas vdekjes. Sa për hebrenjtë, disa prej tyre besonin përgjithësisht në ringjallje, por në një ringjallje të përgjithshme kur e gjithë bota të ripërtërihej, por nuk e kishin konceptin e ringjalljes së një personi të vetëm. Njerëzit në kohën e Jezusit, nuk ishin të gatshëm të besonin në ringjallje dhe po ashtu nuk jemi as ne.



A është e vështirë për ty të besosh, që Jezusi u ringjall prej se vdekurish? Çfarë shprese të jep ringjallja e Jezusit?



Fragment i marrë nga libri Jesus The King nga Timothy Keller.

Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company. Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller.



Dhe fragment nga Udhezuesi i Studimit Jesus The King nga Timothy Keller dhe Spence Shelton. Të drejtat e autorit © 2015 nga Zvondervan, pjesë e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta

Dita 8

Rreth këtij plani

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto hi...

More

Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher. Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë