Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

DITA 4 NGA 9

“Pohimi i Drejtësisë”



Por ajo u përgjigj dhe i tha: "Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!'' Atëherë ai i tha: "Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!''. Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë. Marku 7:28-30



Me pak fjalë, ajo po thotë:”Po, Zot, por dhe këlyshët hanë gjithashtu nga e njëjta tavolinë, dhe unë jam këtu për pjesën time.” Jezusi i tha një shëmbëlltyrë ku i jepet një kombinim mes sfidës dhe ofertës, dhe ajo e kupton këtë gjë. Ajo i përgjigjet sfidimit:”Në rregull. E kuptoj që unë nuk jam një izraelite, nuk adhuroj Perëndinë që adhuron Izraeli. Dhe për këtë nuk kam një vend në tryezë. Unë e pranoj këtë gjë.”



A nuk është e mrekullueshme kjo? Ajo nuk fyet nga kjo gjë. Ajo nuk është duke kërkuar të drejtat e saj. Ajo po thotë, “Në rregull. Unë ndoshta nuk kam një vend që më përket në tavolinë, por ka mjaftueshëm në atë tavolinë sa për të gjithë botën, dhe unë tani po kërkoj pjesën time.” Ajo është duke kundërshtuar Jezusin, në mënyrën më të respektueshme dhe nuk pranon një përgjigje negative. Më pëlqen shumë ajo që kjo grua po bën.



Në kulturën Perëndimore, nuk kemi diçka të ngjashme me këtë lloj vetëbesimi.

Ne kemi vetëm mbrojtjen e të drejtave tona. Nuk kemi se për çfarë të luftojmë, nëse nuk ngrihemi për dinjitetin tonë, për të drejtën tonë dhe të themi:”Kjo më përket mua.”

Por kjo grua nuk po e bën aspak këtë gjë. Ky është pohimi i drejtësisë, diçka të cilën e njohim shumë pak. Ajo nuk po thotë: ”Zot, më jep atë që meritoj në bazë të mirësisë time.” Ajo po thotë:”Me jep atë që nuk e meritoj, duke u bazuar në mirësinë tënde, dhe e dua atë tani.” A e sheh se sa e mrekullueshme është, ajo e kupton dhe i pranon të dyja, si sfidën po ashtu dhe ofertën e fshehur brenda në të?



Një përkthim mirë i përgjigjes rabinike të Jezusit do të ishte:”Çfarë përgjigje!” Në disa përkthime shohim Jezusin të thotë:”Përgjigje e mrekullueshme, përgjigje fantastike.” Dhe kështu lutja e saj mori përgjigje dhe vajza e saj u shërua.



Si do të ndikojë besimi i gruas pagane në mënyrën se si përballesh me Zotin?



Fragment nga libri Jesus The King nga Timothy Keller.

Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company. Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller



Dhe fragment nga Udhezuesi i studimit Jesus The King nga Timothy Keller dhe Spence Shelton. Të drejtat e autorit © 2015 nga Zvondervan, pjesë e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto hi...

More

Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher. Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë