Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

DITA 8 NGA 9

“Mbreti i Kryqëzuar”



Kur kryeprifti e pyeti, “A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?” Jezusi tha: “Unë jam”. Dhe duke u përgjigjur në këtë mënyrë, Jezusi po thotë: “Unë do të vij në botë i mbuluar në lavdi dhe do të gjykoj të gjithë botën.” Është një deklaratë mahnitëse. Është shpallje e Perëndishmërisë.



Nga të gjitha ato gjëra që Jezusi mund të kishte thënë, dhe ka shumë tekste, tema, imazhe, metafora dhe pasazhe nga Shkrimet Hebraike, të cilat Ai mund t’i kishte përdorur për të treguar se cili ishte, në mënyrë specifike thotë se është gjykatësi. Me zgjedhjen e këtyre fjalëve, Jezusi po na detyron qëllimisht të shikojmë paradoksin. Ka ndodhur një ndryshim rrënjësor. Ai është gjykatësi i të gjithë botës, që po gjykohet nga bota.

Ai duhet të ishte në karrigën e gjykatësit, ne duhet të ishim në bankën e të akuzuarit, të lidhur me zinxhirë. Çdo gjë është kthyer përmbys.



Dhe sapo Jezusi konfirmon që është gjykatësi, sapo konfirmon që është Perëndi, përgjigja është shpërthyese. Marku shkruan:



“Dhe Jezusi tha: “Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit''. Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: “Ç'nevojë kemi më për dëshmitarë? Ju e dëgjuat blasfeminë, ç'ju duket?''. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen. Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t'ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t'i thonë: “Profetizo!''. Dhe rojat e godisnin.”

Marku 14:62-65



Kryeprifti gris rrobat e tij, si shënja më e madhe e mundshme e pikëllimit, e tmerrit dhe e zemërimit të tij. Më pas, i gjithë gjyqi përkeqësohet. Në fakt, nuk është më një gjyq, është një trazirë. Juristët dhe gjykatësit filluan ta përshtyjnë dhe ta rrahin. Në mës të gjyqit ata çmenden fare. Ai menjëherë u dënua për blasfemi dhe u konsiderua si i denjë për vdekje.



Ndërsa ti dhe unë nuk mundemi të pështyjmë në fytyrën e Jezusit, gjithsesi ekziston mundësia që mund të tallemi apo ta refuzojmë Atë.

Cilat janë disa nga mënyrat, ku ne jemi të prirur ta refuzojmë Jezusin si Perëndi?



Fragment i marrë nga libri Jesus The King nga Timothy Keller.

Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company.

Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller.



Dhe nga UDHËZUES STUDIMI i JESUS THE KING nga Timothy Keller dhe Spence Shelton, Të drejtat e autorit (c) 2015 nga Zondervan, një ndarje e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto hi...

More

Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher. Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë