JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull
“Jezusi Duhet Të Vdiste”
Duke përdorur fjalën “Duhet”, Jezusi është duke na treguar se Ai ka planifikuar që të vdesë, dhe se do e bëjë këtë gjë me vullnetin e Tij të lirë. Ai nuk është thjesht duke parashikuar që do të ndodhë. Kjo është ajo që ndoshta Pjetrin e ofendon më shumë. Është një gjë nëse Jezusi do të thoshte: ”Unë do të luftoj dhe do të humbas,” dhe një gjë tjetër nëse thotë, ”Për këtë kam ardhur; Plani ishte që të vdisja!” Kjo është plotësisht e pashpjegueshme për Pjetrin
.
Ja se pse kur Jezusi thotë këtë, Pjetri fillon ta “qortojë”. Kjo fjalë është përdorur dhe në një pjesë tjetër, kur Jezusi qorton demonët. Kjo do të thotë, që Pjetri po e qorton Jezusin me fjalorin më të ashpër të mundshëm. Pse Pjetri është kaq i dëshpëruar aq sa i drejtohet Jezusi në këtë mënyrë, menjëherë pasi e kishte njohur atë si Mesian? Që në fëmijëri, Pjetrit i ishte thënë se kur të vijë Mesia, do të mposhtë të keqen dhe padrejtësinë dhe do të qëndrojë në fron. Por ja ku kemi Jezusin që thotë, “Po, unë jam Mesia, Mbreti, por kam ardhur jo që të jetoj, por të vdes. Nuk jam këtu që të marr pushtetin, por ta humbas atë. Nuk jam këtu për të sunduar, por për të shërbyer. Dhe në këtë mënyrë do të mposht të keqen dhe do të vendos drejtësinë.”
Jezusi nuk tha që Biri i Njeriut mund të vuajë; Ai tha që Biri i Njeriut duhet të vuajë.
Kjo fjalë është aq domethënëse sa përsëritet dy herë: ”Birit të Njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra…se do të vritet.” Fjala “Duhet” ndryshon dhe kontrollon të gjithë fjalinë, dhe do të thotë se çdo gjë që është thënë, është e nevojshme të përmbushet. Jezusi duhet të vuajë, duhet të refuzohet, duhet të vritet, duhet të ringjallet. Kjo është fjala më domethënëse në të gjithë historinë e botës, dhe është një fjalë që të frikëson.
Jezusi nuk tha se ai thjesht, “duhet të vdiste”, por Ai tha “unë duhet të vdes. Është shumë e rëndësishme që unë të vdes. Bota nuk mund të ripërtërihet, dhe as jeta juaj, nëse unë nuk vdes.” Pse ishte kaq e rëndësishme që Jezusi të vdiste?
Pjetri e kishte të vështirë ta pranonte vdekjen e Jezusit. Pse ishte kaq e vështirë për të, dhe për ne gjithashtu, ta pranojmë këtë?
Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company. Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller.
Dhe fragment nga Udhezuesi i studimit Jesus The King nga Timothy Keller dhe Spence Shelton. Të drejtat e autorit © 2015 nga Zvondervan, pjesë e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto histori, ai sjell njohuri të reja mbi marrëdhënien midis jetës sonë dhe jetës së birit të Perëndisë, të cilat do të na shoqërojnë deri për Pashkë. “Jezusi, Mbreti”, është tashmë një libër dhe një udhëzues, që mund të përdoret për grupe të vogla studimi dhe është i disponueshëm kudo ku shiten libra.
More
Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher.
Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide