JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull
![JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F1489%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
“Të Bësh Të Pamundurën Të Mundur”
Në këtë pasazh, Jezusi po na thotë se ka diçka jashtëzakonisht të gabuar tek të gjithë ne, dhe paraja ka një fuqi të veçantë për të na verbuar. Në fakt, ajo ka një fuqi aq të madhe sa të mashtrojë gjëndjen tonë të vërtetë shpirtërore, dhe na duhet një ndërhyrje mrekullisht e hirshme nga Perëndia për të parë këtë gjë. Është e pamundur pa Perëndinë, pa një mrekulli. Pa hirin e Perëndisë.
Vëre se si Jezusi e këshillon këtë djalë të ri. Po, ky i ri kishte nevojë për një këshillë, edhe pse në pamje të parë dukej se kishte çdo gjë në rregull. Ai ishte i ri, ishte i pasur, me shumë mundësi ishte i pashëm. Është e vështirë që të jesh i ri, i pasur dhe të mos jesh i pashëm. Por ai nuk kishte gjithçka që i nevojitej. Nëse çdo gjë do të ishte në rregull, atëhere ai nuk do të shkonte te Jezusi dhe t'i kërkonte: “Çfarë duhet të bëj që të kem jetën e përjetshme?”
Çdo Hebre i devotshëm, do e kishte ditur përgjigjen e kësaj pyetje. Mësuesit gjithmonë bënin këtë pyetje në shkrimet dhe në mësimet e tyre. Dhe përgjigja e tyre ishte gjithmonë e njëjta. Nuk kishte mendime ndryshe për këtë çështje. Dhe përgjigja e tyre ishte kjo: “Bindu ndaj urdhërimeve të Perëndisë dhe mos mëkato.” Djaloshi duhet ta dinte këtë përgjigje. Atëhere pse po e pyeste Jezusin?
Deklarata e depërtuese e Jezusit: “Të mungon vetëm diçka”, na lejon që të kuptojmë thelbin e vështirësisë të djaloshit. Ky njeri po thoshte:”E di çfarë, kam bërë çdo gjë si duhet; jam i sukseshëm ekonomikisht, në aspektin shoqëror, moralisht, dhe përsa i përket besimit. Kam dëgjuar që je një mësues i mirë dhe doja të dija, nëse ka diçka që më ka shpëtuar, diçka që nuk e kam vënë re. Kam një ndjesi sikur ka diçka që më mungon.”
Sigurisht që ka diçka i mungonte. Sepse, kushdo që numëron gjërat që ka bërë për të patur një jetë të përjetshme, vëren se pavarësisht çdo gjëje që ata kanë arritur, ka gjithmonë një boshllëk, pasiguri dhe dyshim. Ka gjithmonë diçka që mungon.
Si mundet dikush të dijë nëse ëshë mjaftueshëm i mirë?
Si mundet dikush që ka një karrierë të suksesshme, të mos i nënshtrohet kurthit që krijon pasuria? Cilat janë disa nga mënyrat se si Ungjilli ka ndryshuar, ose mund të ndryshojë qëndrimin tënd ndaj parasë?
Fragment nga libri Jesus The King nga Timothy Keller.
Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company.
Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller
Dhe fragment nga Udhezuesi i studimit Jesus The King nga Timothy Keller dhe Spence Shelton
Të drejtat e autorit © 2015 nga Zvondervan, pjesë e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F1489%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto histori, ai sjell njohuri të reja mbi marrëdhënien midis jetës sonë dhe jetës së birit të Perëndisë, të cilat do të na shoqërojnë deri për Pashkë. “Jezusi, Mbreti”, është tashmë një libër dhe një udhëzues, që mund të përdoret për grupe të vogla studimi dhe është i disponueshëm kudo ku shiten libra.
More
Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher.
Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide