JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull
"Shërim më i Thellë"
Jezusi di diçka të cilën njeriu nuk e di, që ai ka një problem më të madh se sa gjëndja e tij fizike. Jezusi po thotë: “E kuptoj që ke një problem. Të kam parë që je duke vuajtur. Do e zgjidhim dhe këtë gjë. Por të lutem, duhet të kuptosh se problemi kryesor në jetën tënde nuk është vuajtja; është mëkati.”
Nëse përgjigjia e Jezusit të duket fyese, të lutem të paktën merr në konsideratë këtë gjë: Nëse dikush të thotë: “Problemi kryesor në jetën tënde nuk është ajo që të ka ndodhur, as ajo që të kanë bërë njerëzit; problemi yt kryesor, është mënyra se si ke reaguar ndaj kësaj”- si për ironi, kjo është fuqizuese. Pse? Sepse nuk mund të bësh shumë gjëra për atë se çfarë të ka ndodhur, ose për atë së çfarë të tjerët të shkaktojnë, por mund të bësh diçka për veten tënde. Kur Bibla flet për mëkatin, nuk i referohet vetëm gjërave të gabuara që ne bëjmë. Nuk është thjesht një gënjeshtër apo diçka e tillë, por ka të bëjë me mohimin e Perëndisë dhe të botës që Ai ka krijuar. Ka të bëjë me rebelimin ndaj Tij, duke jetuar jetën të ndarë nga Perëndia. Është si të thuash:” E vendos unë se si do ta jetoj jetën time.” Dhe Jezusi është duke thënë, që ky është problemi ynë kryesor.
Jezusi po e vendos të paralizuarin para problemit të tij kryesor, duke e shtyrë atë edhe më thellë. Jezusi është duke thënë: “Kur vjen tek unë dhe kërkon të të shëroj vetëm trupin, nuk je duke kërkuar aq shumë sa duhet. Po nënvlerëson se sa të thella janë nevojat e tua, nevojat e zemrës tënde.” Një i paralizuar, sigurisht që kërkon me gjithë shpirt që të mundë të eci përsëri. Dhe sigurisht, ky njeri i ka varur të gjitha shpresat, në faktin që të këtë mundësi të eci përsëri. Në zemrën e tij, ai me siguri po thotë:” Ah sikur të mund të ecja, atëherë do të isha në rregull me jetën time, do të jem gjithmonë i lumtur, nuk do të ankohem më kurrë. Nëse do të mund të ecja sërish, atëherë çdo gjë do të ishte në rregull.”
Dhe Jezusi është duke thënë: ”Biri im, po gabohesh.” Kjo mund të duket e ashpër, por është shumë e vërtetë. Jezusi po thotë, "Kur të shëroj trupin tënd, nëse kjo është gjithçka që bëj, do të ndihesh sikur nuk do të jesh më kurrë i palumtur sërisht. Por mbas dy ose katër muajsh, euforia do të shuhet. Rrënjët e pakënaqësisë shkojnë thellë në zemrën e njeriut."
Pse për të paralizuarin, falja ishte nevoja më e madhe? Pse kjo është edhe për ne, nevoja jonë më e madhe? Cilat janë ato “Nevojat” e tjera që i konsiderojmë si më të rëndësishme, se sa nevoja për falje?
Fragment nga libri Jesus The King nga Timothy Keller.
Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company.
Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller
Dhe fragment nga Udhezuesi i studimit Jesus The King nga Timothy Keller dhe Spence Shelton. Të drejtat e autorit © 2015 nga Zvondervan, pjesë e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto histori, ai sjell njohuri të reja mbi marrëdhënien midis jetës sonë dhe jetës së birit të Perëndisë, të cilat do të na shoqërojnë deri për Pashkë. “Jezusi, Mbreti”, është tashmë një libër dhe një udhëzues, që mund të përdoret për grupe të vogla studimi dhe është i disponueshëm kudo ku shiten libra.
More
Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher.
Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide