Stinët e zemrësShembull

Të rritemi më mirë nga vuajtjet
Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi. - Psalmi 46:10
Është një gjë e mrekullueshme të rritesh më shumë përmes vuajtjes. Perëndia u dërgon gjykime bijve të Tij për t'i shkëputur nga bota dhe mëkati dhe për t'i bërë ata më të ngjashëm me Të. Shpresoj të zbulosh se Perëndia është një strehë e sigurt në çdo kohë sprove. Mos u dekurajo, por çoji të gjitha hidhërimet tek Ai me fuqinë e të Cilit kontrollohen të gjitha gjërat. Ai nuk do të lejojë që ti të sprovohesh përtej asaj që Ai do të të mundësojë të durosh. Beso te Zoti Jahve, i Cili është një forcë e përhershme. Ata që shpresojnë tek Ai, do t'i ripërtërijnë forcat e tyre; ata kurrë nuk do të rrëzohen. Megjithëse Ai mund të shohë që bijtë e Tij kanë nevojë për thuprën, dhe, nëse mund të shprehem në këtë mënyrë në lidhje me Të, për shkak të besnikërisë të jetë i detyruar t’i vizitojë me thupër; megjithatë, i bekuar qoftë emri i Tij, Ai gjithmonë e zbut goditjen me mëshirë ndaj tyre.
Qëndro afër të lutem, qëndro afër Atij që është një diell dhe mburojë për popullin e Vet. Prit në Të me lutje dhe përgjërime të vazhdueshme. Disa nga psalmet e Davidit janë pikërisht të përshtatshme për rastin tënd. Ai ishte, më shumë se një herë, i pikëlluar dhe i gatshëm të vdiste. Ai ishte i ndëshkuar e i lënduar, por megjithatë nuk iu dorëzua vdekjes shpirtërore. Perëndia që Ai donte, në orët e tij më të rënduara, i shenjtëroi atij fatkeqësitë dërrmuese, të cilat ndonjëherë dukeshin të gatshme ta gëlltisnin. Davidi tashmë mund të thoshte: “Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.” – domethënë, Perëndia është të gjitha këto për ne, pavarësisht nëse na ndodhin fatkeqësitë më të rënda. O njeri i lum! Cila është ajo e keqe e vërtetë që mund të prekë ata që kanë një besim të tillë te Krijuesi i tyre? Përpiqu të përfitosh nga thupra. Lëre mëkatin të bëhet më i urryer për ty përmes saj, sepse ai është shkaku i të gjitha hidhërimeve. Dhe përpiqu ta përlëvdosh Perëndinë në mundimet e tua. Nëse lavdia e Tij është afër zemrave tona, ngushëllimi dhe shpëtimi ynë janë afër Tij.
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al