Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 88 NGA 365

Një kohë pritjeje, një kohë mbjelljeje

Por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua. - Gjoni 16:32

Unë e kuptoj vetminë tënde, por do të doja të jetoje në një marrëdhënie shumë të ngushtë me Jezusin, Mikun tënd më të mirë – edhe pse tani Ai gjendet larg syve. Që kështu të mund të çlodhesh me besim në dorën dhe zemrën e Tij dhe të shohësh mënyrën që Ai do të të kërkojë të veprosh. Ai, Udhëzuesi dhe Këshilltari yt, është i mjaftueshëm për rrugën tënde të vështirë. Ndoshta Ai mund të të lerë në pritje për të të testuar besimin për pak kohë. Ki guxim dhe ec afër Tij, dhe Ai do të të tregojë se çfarë do të dëshironte që të bëje. Koha jonë e pritjes është shpesh koha e mbjelljes së Perëndisë. Ne duhet të korrim ca gjëra të mira ndërsa presim të kuptojmë se cili është vullneti i Tij. Zoti dëshiron ta ketë popullin e Vet afër Vetes. Ai i dërgon sprovat që ne të mund të njihemi më mirë me Të, me Mikun tonë më të mirë në tokë dhe në qiell. Sa shumë disiplinë na duhet që të shkojmë nën këmbët e Tij dhe me besim të pastër të kemi sigurinë se do të bëjë gjithçka për ne!

Lutu! Lutu! Jezusi do ta dëgjojë lutjen tënde, dhe do të ulë veshin e Tij të dashur për të dëgjuar gjithçka që ke për t’i thënë. Por prit me durim dhe shiko cilat janë planet e Zotit. Lëre Atë të bëjë lëvizjen e parë për të të treguar se si Ai dëshiron që të ecësh dhe gjërat që Ai dëshiron të bësh. Kjo është një botë plot me shtrëngime. Kështu qe dhe për Birin e dashur të Perëndisë. A duhet të kërkojmë diçka tjetër për veten tonë? Pusho në dashurinë e Tij, me të gjitha dyshimet, konfliktet dhe frikërat e tua, dhe do të marrësh çdo të mirë prej Tij. Ekziston nevoja për të gjitha sprovat që kemi. Kur Ai na vendos brenda në furrë, Ai hyn në të së bashku me ne. Ne kurrë nuk mund të ndahemi nga Krishti, as në jetë, as në vdekje as në përjetësi, sepse Krishti dhe ne jemi një.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 87Dita 89

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al