Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 93 NGA 365

A ishte për mua?

Sepse për këtë u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ne, duke na lënë një shembull, që të ndiqni gjurmët e tij:… Ai vetë i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat. - 1 e Pjetrit 2:21,24

Le të vëzhgojmë dashurinë e pafund të Perëndisë ndaj nesh në tejshpimin, shtypjen dhe rrahjen e Birit të Tij - Birit të Tij të shenjtë të pamëkatë, të dashurin e zemrës së Tij - në vendin tonë, që të mund të lirohemi nga dhimbja shpirtëvrasëse, edhe pse ishim rebelë kundër Tij. Le të vëzhgojmë dashurinë e pafund të Zotit tonë Jezu Krisht i Cili e vendosi kështu Veten në vendin tonë në mënyrë që të hiqte goditjen vdekjeprurëse nga ne. Le të vëzhgojmë diturinë e pafund të Jahveut të madh në gjetjen e kësaj mënyre shpëtimi për ne që ishim të dënuar me të drejtë për shkatërrim dhe që duhet të ishim zhytur në mënyrë të pashmangshme në mjerim të përjetshëm. Dhe, le të vëzhgojmë virtytin e pafund të vuajtjeve të Krishtit për shërimin tonë. Dhe a nuk ishe ti, a nuk isha unë, për të cilin Zoti ynë i madh u tejshpua, u mavijos dhe u rrah? Oh! Çfarë borxhi dashurie dhe lavdërimi me zemër, buzë dhe jetë i kemi Perëndisë tonë të urtë, të plotmëshirshëm dhe Qengjit të denjë, i Cili na deshi dhe na bleu me gjakun e Tij! Me anë të vurratave të Tij jemi shëruar fillimisht në veten tonë. Le t'i japim Atij lavdi dhe të besojmë me vendosmëri se do të shërohemi në mënyrë të përsosur dhe të përjetshme.

Dhe kur lëndohemi nga mëkati, dhe ligji i zjarrtë na përshkon ndërgjegjen, le ta përdorim përsëri me anë të besimit këtë ilaç shërues. Pasi ne jemi shëruar në Të dhe do të shërohemi prej Tij, dhe virtyti i pafund i gjakut të Tij hyjnor nuk mund të shterohet apo të tretet kurrë. Ka thesare të mëdha në atë burim të hapur për shërimin dhe pastrimin nga çdo mëkat.


Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 92Dita 94

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al