Stinët e zemrësShembull

Krishti vuajti për mëkatarët
Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. - Isaia 53:4
Përmes profetit, Fryma e Shenjtë na informon se cili ishte shkaku i vuajtjeve të Zotit tonë (ato nuk ishin për shkak të mëkateve të Tij, por ishin "sëmundjet" dhe "dhimbjet tona") që ne i meritonim për shkak të mëkateve që kishim kryer, të cilat Ai i mbarti për ne. Ai i mbarti ato ashtu siç një hamall mbart ngarkesa - për të larguar mallkimin, për ta hequr prej nesh, për të na dhënë paqe, gëzim dhe prehje dhe për të na sjellë te Perëndia. "Megjithatë, ne (hebrenjtë jobesimtarë), e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur." Dhe ne, jo hebrenjtë jobesimtarë, pavarësisht pikëpamjes sonë se Ai vuajti për njerëzit mëkatarë, jemi shumë larg të reflektuarit se vuajtjet e Tij janë shkaktuar nga mëkati ynë, nga mosbindja jonë. Kështu të gjithë ne, ndërsa jemi në mosbesim, jemi larg nga të vështruarit drejt një Jezusi të vuajtur i Cili mbarti sëmundjet dhe dhimbjet tona.
Prandaj, dashuria e madhe e Zotit tonë të vuajtur në mbartjen e gjithë ngarkesës së fajit që ne meritonim; dhe pesha e saj e patolerueshme, do të na kishte larguar përgjithmonë nga mundësia e favorit të Perëndisë dhe do të na kishte zhytur në humnerën pa mbarim të zemërimit të pafund dhe të përjetshëm.
Dhe Zoti ynë, në dashurinë e Tij të madhe, e cila ishte më e fortë se vdekja - për ty, për mua - mbarti të gjitha sëmundjet dhe dhimbjet tona duke hequr kështu të keqen ndëshkuese të të gjitha mundimeve tona dhe do të bëjë që e keqja më e madhe natyrore të veprojë për të mirën tonë dhe për shpëtimin tonë. Kështu Ai na ka mbrojtur nga rreziku për të cilin kemi qenë të dënuar përjetësisht. O sa të lehta janë barrët tona dhe sa më i rëndë kryqi ynë, nëse krahasohen me ato ngarkesa madhështore që Jezusi ynë mbarti për ne! Sa i denjë është Zoti ynë, i përçmuar, i vuajtur, Zoti i dashurisë sonë më të lartë! Dhe sa shumë duhet të vajtojmë dhe të hidhërohemi për shkak të marrëzisë sonë ndaj Tij, se kemi shpërfillur dashurinë dhe vuajtjet të Tij të mëdha, të cilat ishin të pafundme ndaj nesh.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al