Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 100 NGA 365

E jotja(2)

Unë jam yti. - Psalmi 119:94

Kjo nuk është një përkatësi e paqartë dhe e përgjithshme në Krishtin, por është plot me realitete të veçanta të kësaj marrëdhënieje. “Unë jam yti” do të thotë “Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot”. Jam një nga fëmijët e Tu të dashur. Unë jam ushtarja jote e zgjedhur. Jam e shpenguara jote. Unë jam delja jote.

Në një përulësi më të thellë dhe besim më të fortë, le të dëgjojmë më tej zërin e të Dashurit tonë ndërsa Ai pëshpërit emra të dënjimit dhe dashurisë së pahulumtueshme. A do ta kundërshtojmë Atë këtu, në rrjedhën më të butë të dashurisë së Tij hyjnore, dhe të themi, “Kurrsesi, o Zot”? Përkundrazi a nuk duhet ta dëgjojmë me adhurim dhe ta lëmë të na thotë madje dhe në thellësitë e padenjësisë sonë të plotë: “motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime,” duke iu përgjigjur vetëm me habi, por pa dyshuar, “unë jam e jotja”, dhe “unë jam gjithçka që Ti zgjedh të thuash se jam”?

Jehona mund të ndryshojë dhe të dobësohet (megjithëse ky ndryshim nuk vjen prej asgjëje tjetër veçse mosmirënjohjes së pabesë dhe mosbesimit), por zëri kurrë nuk ndryshon ose dobësohet. Ai nuk thotë sot, “Ti më përket mua”, dhe nesër ta ndryshojë ose ta shfuqizojë atë. Ne jemi populli i Tij përgjithmonë. Pse ta trishtojmë dashurinë e Tij duke dyshuar në Fjalën e Tij dhe duke i lënë vendin një trazire mosbesimi? Dashuria e përjetshme nuk mund të jetë jetëshkurtër. Ajo është e përjetshme. Çfarë mund të themi më tepër për këtë?

Sa më shumë të kuptojmë me anë të besimit dhe përvojës se jemi të Tijtë në jetë dhe në vdekje, aq më të gatshme do të jemi që Ai të bëjë atë që do me të Vetët, dhe aq më të sigurta do të jemi se Ai do të bëjë më të mirën. Le të gjejmë gjithnjë e më shumë forcën dhe prehjen e kësaj deklarate që na është dhënë nga Perëndia, në Perëndinë. “Unë jam Yti, më shpëto!” Dhe Ai do të të shpëtojë. Ai do të gëzohet për ty me hare. Ai do të prehet në dashurinë e Tij.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 99Dita 101

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al