Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 105 NGA 365

Mospërputhje hidhëruese

Por përse më thërrisni, ``Zot, Zot'' dhe nuk bëni atë që ju them? - Luka 6:46

Me çfarë toni përçmues Ai na kërkon të vërejmë mospërputhjen e fjalëve dhe veprimeve tona! "Zot, Zot", themi ne, duke deklaruar se jemi shërbëtorët e Tij të lumtur dhe të përkushtuar. Por, në fakt a nuk bëjmë ne vazhdimisht vullnetin tonë sesa të Tijin? Ne e kënaqim veten në shumicën e çështjeve që duhet t'ia nënshtrojmë miratimit të Tij dhe vazhdimisht sillemi sikur asnjë betim bindjeje dhe përkushtimi të mos kishte dalë kurrë nga buzët tona. A janë shpenzuar paratë tona kryesisht për nderin dhe lavdinë e Tij, dhe a janë konsideruar absolutisht si të Tijat dhe që na jepen hua vetëm për shërbimin dhe mbretërinë e Tij? A kërkojmë këshilla te Zoti në dorëzimin e çdo gjëje që ndodh në jetën tonë të përditshme?

Sigurisht që ka raste kur zgjohemi me një ndjenjë të përgjegjësisë sonë të madhe ndaj Mjeshtrit tonë si shërbëtoret e Tij të betuar. Por, a tregon jeta jonë e përditshme, çdo orë që kalon, që po përpiqemi në gjithçka për të zbatuar urdhërimet e Tij, duke vërtetuar kështu dashurinë dhe besnikërinë tonë ndaj Tij?

Të dashura mikesha, ndjenja ime e mangësisë në këtë drejtim është aq e fortë sa që do të isha e gatshme të shkruaja me lot, në vend të bojës, nëse do të mund t'ju sillja kështu juve dhe veten time në një të kuptuar praktik të detyrës sonë ndaj Mjeshtrit tonë, nëse i kemi marrë tashmë njëherë zotimet e Tij mbi ne dhe e kemi thirrur Zot. Unë nuk dua t’ju gjykoj, por nëse, duke gjykuar dhe duke dënuar veten time, ju do ta gjeni përvojën tuaj të përshkruar dhe të përsëritur te ajo e imja, unë lutem me zell që ju t'i merrni fjalët e mia si një mesazh nga Perëndia për ju personalisht dhe mos pushoni derisa mëkati juaj të rrëfehet dhe të falet.

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 104Dita 106

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al