Stinët e zemrësShembull

Xhelozi e pa perëndishme
Xhelozia është e ashpër si Sheoli. - Kënga e Këngëve 8:6
Një shpirt i dyshimtë, xheloz është një nga të këqijat më shkatërruese dhe gjendjet më të pakëndshme të mendjes që mund të torturojë një individ të palumtur. Një shpirt i tillë e bën çështjen e tij dhe të gjitha të tjerat të mjerueshme. Dëmton besimin, dobëson miqësinë, ndan miqtë më të mirë dhe prodhon ligësi të pallogaritshme gjithandej. Qe xhelozia, ajo që flaku tutje engjëjt mëkatarë nga qielli. Qe xhelozia ajo që shkaktoi rënien e prindërve tanë të parë dhe që i dëboi ata nga parajsa. Qe xhelozia ajo që çoi në vrasjen e parë. Qe xhelozia ajo që prodhoi urrejtje dhe hakmarrje në Esaun ndaj Jakobit. Xhelozia është e shënuar në Fjalën e Perëndisë si një mëkat i urryer, çnderuese ndaj Perëndisë, shkatërruese e shpirtit.
Le të kemi kujdes nga ajo, të ruhemi dhe të lutemi kundër saj, dhe në momentin që zbulojmë veprën e saj brenda nesh, ta shtypim atë menjëherë. Është pjellë e Satanit dhe shkatërruese e njerëzimit. Le të kemi kujdes gjithashtu që të mos sjellim dhe inkurajojmë mospëlqimin ndaj kujtdo me të cilin shoqërohemi. Kjo e keqe, e pakontrolluar, tenton të gërryejë tërë njeriun e brendshëm, hidhëron shpirtin tonë dhe bën që të jemi një bezdi për të gjithë rreth nesh. Në çastin kur zbulojmë atë ndjenjë urrejtjeje, le të shkojmë menjëherë te Jezusi, ta vendosim zemrën të hapur para Tij, të zbulojmë plagën e fëlliqur në syrin e Tij të dashur dhe Ai do ta shërojë dhe do të na japë fitoren mbi veten tonë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al