Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 111 NGA 365

Mëshirë për të parin e mëkatarëve

Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë», thotë Zoti, «edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora. - Isaia 1:18

Epo, mike ime e dashur, Princi i jetës, Zoti i lavdisë, nuk erdhi nga qielli për të shpëtuar mëkatarët e vegjël, por mëkatarët më të mëdhenj: mëkatarët e humbur, mëkatarët e pafuqishëm, më të poshtrit e mëkatarëve, mëkatarë të tillë si Ruthi e gjorë dhe shoqja e saj që frikësohej. Ai nuk erdhi të pastrojë vetëm fajin e përkorë, por mëkatet e kuqe flakë dhe të purpurta. Po, mëkatet e errëta si ferri që i heq gjaku i Tij. Oh, mos e çndero Atë duke thënë se je shumë e keqe ose që çështja jote është shumë e vështirë! Gjenden përpara fronit, dhe rrugës drejt fronit, mëkatarë aq të këqij, aq të vështirë, sa zor që mund të bëhesh ndonjëherë e tillë. Çfarë mund t'i rezistojë plotfuqisë? Ai që vdiq për mëkatarët ka një krah të gjithëfuqishëm për t'i nxjerrë nga të djegurit dhe nga gropa, sado thellë të jenë ata të zhytur në llum. Këtë e kam provuar shumë herë. Fryma e Shenjtë le të dëshmojë për Jezusin në shpirtin tënd dhe le të burojë ai besim që është dhurata e Perëndisë, në mënyrë që së bashku me një jobesimtare tjetër të mund të thërrisni: “Zoti im dhe Perëndia im!”

A ka vallë diçka që është e pamundur për Zotin? Jo, në fakt, Ai është në gjendje të ringjallë mëkatarë jo hebrenj, të ngurtë si gurët, për të qenë bij të Abrahamit. Sa më i vështirë të jetë materiali, aq më e madhe është lavdia e emrit të Tij për formimin e një ene që të vihet në përdorimin e Tij. Oh, që zemra jote u inkurajoftë dhe ti pafsh se çfarë nderimi do të marrë Ai duke na falur dhe shpëtuar mua dhe ty, që i detyrohemi Atij jo pesëdhjetë ose pesëqind talente, por dhjetë mijë talente! Oh, mendo se çfarë gëzimi ka në qiell për mëkatarë të tillë si ne kur pendimet tona ndizen nga Ai që është i lartësuar për t'i dhënë pendim Izraelit të Tij dhe faljen e mëkateve. Eja, mikja ime, merr guximin, urreje mëkatin, kije neveri atë aq sa të mundesh, por kurrë mos e madhëro atë mbi efektshmërinë dhe meritat e vdekjes dhe gjakut të Jezusit. Mos harro se sa e madhe do të jetë lavdia e Tij në shpëtimin tonë, në sjelljen e atyre që ishin kaq larg “pranë gjakut” të kryqit të Tij.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 110Dita 112

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al