Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 113 NGA 365

Bujaria e madhe mbretërore

Mbreti Salomon i dha mbretëreshës së Shebës të gjitha gjërat që ajo i kërkoi; përveç këtyre, Salomoni i dha asaj shumë gjëra me bujarinë e tij të madhe mbretërore. - 1 i Mbretërve 10:13

E gjithë mirësia e Perëndisë ndaj nesh na bën më të përulura. Sa më shumë që Ai bën për ne, aq më të gatshme jemi të themi: “Unë nuk jam i denjë për të gjitha mirësitë dhe të gjitha besnikëritë që ke treguar ndaj shërbyesit tënd”. Pesha e një përgjigjeje të duhur për lutjen na duket pothuajse e tepërt. Hiri i Tij është “shumë i mrekullueshëm” për ne. Ai sjell në një ngushëllim kaq befasues, shpërpjesëtimin midis thirrjes tonë të vogël, të mjerë, të pafuqishme dhe reagimit të shkëlqyeshëm të zemrës dhe dorës së Perëndisë, sa që ne mund të themi vetëm: “Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç'është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?”

Por është akoma më përulëse kur qëndrojmë ballë për ballë me gjërat e mëdha që Zoti ka bërë për ne dhe na ka dhënë, të cilat kurrë nuk i kemi kërkuar më parë, madje as nuk kemi menduar kurrë t'i kërkojmë - bujarinë e madhe mbretërore, për të cilën nuk kemi bërë as edhe një lutje. Është kaq përulëse të shohësh një pamje të këtyre, se Satani përpiqet të krijojë një përulësi të rreme për të na penguar të qëndrojmë të forta dhe duke marrë parasysh sa gjëra të mëdha Zoti ka bërë për ne, ai gjithashtu përpiqet të mashtrojë Perëndinë bujar të lavdisë për shkak të emrit të Tij. Si fillim, sigurisht që nuk i kërkuam Atij të na zgjidhte në Krishtin Jezus para se të themelohej bota dhe të na paracaktonte që të konformoheshim me shëmbëlltyrën e Birit të Tij. A nuk ishte me të vërtet bujari e madhe mbretërore? Sigurisht që nuk i kërkuam të na thërriste me anë të hirit të Tij, sepse para asaj thirrjeje, ne nuk e dëshironin këtë gjë, e aq më pak ta kërkonim. Atëherë, kush na mësoi të lutemi dhe të fusim në zemrat tona plotësisht të zvetënuara dhe mëkatare, mendime për t'i kërkuar Atij ndonjë gjë? A nuk ishte e gjitha kjo bujari e madhe mbretërore? Hidh sytë pas në lutjet e tua të mëparshme. A nuk të ka dhënë Ai më shumë nga sa ke kërkuar? A e dinim ne se sa shumë mund të bënte Ai për ne? A nuk iu përgjigj Ai lutjes duke paraqitur para nesh perspektiva të reja lutjesh, duke na dhënë hir për të kërkuar më shumë hir, besim për të kërkuar më shumë besim? Pse? Sepse është e gjitha bujari e madhe mbretërore nga fillimi gjer në fund!

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 112Dita 114

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al