Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 1 NGA 365

Një vit i ri

O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia. - Psalmi 39:4

Ne jemi ende duke udhëtuar më tej, por pyetja është se ku. A nuk është ky një mendim solemn? A nuk duhet ta shqyrtojmë mirë hartën tonë dhe udhëzuesit për të parë nëse po shkojmë në rrugën e duhur? A do ta linte një person i mençur këtë udhëtim në dorë të pasigurisë? Edhe një herë, e përsëris të vërtetën solemne: ne jemi në një udhëtim plot ngjarje, i cili duhet të përfundojë në jetën e përjetshme ose vdekjen e përjetshme. Njerëzit të cilët janë të verbuar nga armiku do të vazhdojnë të jenë tërësisht të angazhuar me gjithçka dhe ç'të jetë, përveç asaj që do të çonte në shpëtimin e shpirtit. Kini kujdes nga dredhitë e Satanit! Kthehuni drejt shpirtit tuaj dhe pyesni veten: “A jam gati t’i jap llogarinë time të fundit Gjykatësit të të gjithë tokës? A mund të qëndroj përpara syve të Tij shqyrtues? A është e mundur që Ai të më shikojë dhe të mos gjejë në mua ndonjë njollë, dredhi apo ndonjë gjë të tillë? A mund të paraqitem në shenjtëri të përsosur përpara Atij që mund ta shikojë mëkatin veçse me pakënaqësinë më të madhe? "

E dashur mike, po të lutem që të jesh e sinqertë me shpirtin tënd. Përjetësia... përjetësia me të gjitha realitetet e saj solemne është para nesh. Vrapo menjëherë për tek Jezusi, Shpëtimtari i mëkatarëve të gjorë dhe mos u largo prej Tij derisa Ai të sjellë paqe në shpirtin tënd. Lufto me Të për këtë bekim të fuqishëm; sepse jam e sigurt që nëse e bën, do ta marrësh. Mos e lër shpirtin tënd të pushojë derisa të mund të thuash: “Shpirti im është shpëtuar! Krishti është garancia ime! Krishti është i imi dhe unë jam e Krishtit! ”

Sa i zënë është Satani kur një mëkatar i mjerë po siguron një trashëgimi të lavdishme! Ai do të përpiqet me të gjitha mjetet për t'i ndaluar mëkatarët e humbur të kërkojnë Jezusin, dhe ata kurrë nuk do ta gjejnë Atë nëse nuk e bëjnë këtë. Mos u largoni nga Jezusi derisa Ai t'ju sjellë paqen dhe t'ju mbushë me gëzim në Të. E dashur mike, dorëzoji gjithë zemrën dhe shpirtin Jezusit; Ai do të të pranojë ashtu siç je. Ai ka thënë: “Unë do të shfaqem para teje.” Shko dhe lutu për këtë premtim.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

Plane të ngjashme