Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 4 NGA 365

Durimi i Vreshtarit

Ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit. - Filipianëve 1:6

Vreshtari i madh vëzhgon mbi gjithçka, duke dhënë diell dhe shi, si dhe stuhi dhe ngrica në stinën e duhur. Ne na pëlqejnë shirat dhe rrezet e diellit, por do të preferonim të mos kishim mot të ftohtë dhe të stuhishëm, i cili është gjithashtu i nevojshëm dhe shpesh tepër i favorshëm për rritjen tonë shpirtërore. Unë shpesh kam thënë para Zotit:“Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia; dhe shiko nëse ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.”Por kur ka fryrë ndonjë erë veriore brisk e ftohtë, unë jam ankuar, pa e kuptuar se ishte thjesht një përgjigje e lutjes time.

Ndoshta ti mund të kalosh një përvojë të tillë dhe në këto stinë dimri mund të mendosh se ke ndaluar së rrituri dhe jeta do të zhduket së shpejti - por jo, është "fara e paprishur" ajo prej së cilës je lindur, e cila jeton dhe qëndron përgjithmonë. Në mesin e shumë ndryshimeve tona, sa inkurajues është mendimi dhe gjithashtu njohja që Vreshtari i Madh ka më shumë interes për farën sesa vetë fara në vetvete. "Ju nuk i përkisni vetvetes", por Atij që ju bleu me gjakun e Tij. Ti je pjesa e Tij, trashëgimia e Tij, në të cilën Ai do të përlëvdohet.

Me të vërtetë Ungjilli i Perëndisë së bekuar, ndërsa është më fuqizuesi, pasi tregon se e gjithë vepra është e Tij, është edhe më përulësi, sepse tregon se e gjithë dobësia dhe mëkati është i yni. Po të mos ishte kështu, kosto dhe dhimbje të tilla të mëdha nuk do të kishin qenë të nevojshme për shpengimin tonë. Unë lutem që vaji dhe vera e hirit të Ungjillit të rrjedhin në shpirtin tënd, sepse kjo na bën neve asgjë dhe Jezusin gjithçka. Zoti qoftë me shpirtin tënd, forcoftë besimin tënd dhe bëftë gjithë hirin e nevojshëm të teprojë në ty.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

Plane të ngjashme