Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 6 NGA 365

Lëvdime të vazhdueshme

Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja. - Psalmi 150:6

Shpesh, kur jam e zhytur thellë në mendime dhe dielli është fshehur për një kohë pas një reje penguese që ka ngritur mosbesimi, dhe unë thjesht e var harpën time në shelgje, e turpëruar do ta marr përsëri atë dhe do të luaj disa këngë lavdërimi, dhe kjo është gjëja e duhur. Shkrimet, dhe veçanërisht Psalmet, jo vetëm që mbushin me lavdërime Perëndinë tonë, por na sigurojnë gjithashtu se Ai është i kënaqur me lavdërimet tona.

Sipas mendimit tim, vështirë se ndonjë i krishterë duket se e kultivon mjaftueshëm këtë kalitje të mendjes, këtë zakon të shenjtë; sepse nuk duhet të jetë një rastësi, por një trajtë e zakonshme e zemrës, jo që rrjedh thjesht nga ndjenja e mëshirës së Tij tek ne, por nga soditja e përsosmërive dhe atributeve të lavdishme të Jahveut Triun, siç është Ai në Vetvete dhe në marrëdhënie me ne si krijesa të mjera, të rëna. Çfarë teme të gjerë që hap kjo! Vetëm përjetësia mund të na bëjë ta njohim dhe vlerësojmë Atë. Ah, besimi nuk duhet të shikojë në gjërat e dukshme, të cilat janë të përkohshme, të stuhishme, kontradiktore, pështjelluese dhe që shpesh e sëmurin zemrën, por në ato që nuk shihen, të cilat janë të përjetshme, të pandryshueshme, të sigurta, paqësore dhe që e gëzojnë zemrën; nuk na duhet një besim i tillë që përgjithëson, por një që përfytyron, dhe kjo i bën gjërat e shqisave të tërhiqen dhe t'i japin vend gjërave të besimit, me aq siguri sikur të ishin të pranishme dhe nën zotërim.

Ky, mike e nderuar, është privilegji ynë i madh dhe, besoj, dëshira dhe qëllimi ynë i vazhdueshëm, megjithatë ne mund të dështojmë në arritjen e tij. Për sa i përket dështimeve tona, ne do të vajtojmë mbi to dhe do të luftojmë kundër tyre, por nuk do t'i bëjmë vend dëshpërimit, qoftë edhe për një moment, ndërsa Krishti Shpëtimtari ynë jeton përgjithmonë për të ndërmjetësuar për ne në të djathtën e Madhërisë së lartë.

Sarah Hawkes

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

Plane të ngjashme