Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

Ftesa falas

Dhe Fryma dhe nusja thonë: «Eja!». Dhe ai që dëgjon le të thotë: «Eja!». Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës. - Zbulesa 22:17

Fryma shpesh i flet drejtpërdrejt zemrës së njeriut, pa përdorur ndonjë vegël njerëzore. Nusja flet me Frymën me anë të fjalës dhe sakramenteve. Ajo flet sa herë që ka një shërbesë në kishë, sa herë që Fjala e Perëndisë lexohet dhe predikohet. Ajo flet përmes të gjithë ndërmjetësimeve të përdorura në besim për ta bërë të njohur Krishtin te të paditurit dhe mëkatarët. Ajo flet përmes misionarëve të saj, të dërguar në tokat e huaja në bindje ndaj urdhrit të Shpëtimtarit. Dhe çfarë na thonë "Fryma dhe nusja" në këtë pasazh të bukur? Ato thonë: "eja!" Ata na japin një ftesë të shumë thjeshtë pa asnjë kusht. Kjo është një ftesë falas dhe e pakufizuar. Pastaj thotë vargu: "dhe ai që ka etje, le të vijë", - le të vijë kushdo që në çfarëdo shkalle dëshiron ta bëjë këtë.

Dhe më në fund ne shohim, "dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës", duke nënkuptuar, gjë që nuk mund ta vë në dyshim, përmes këtyre shprehjeve të forta, një ofertë të plotë, falas të shpëtimit për këdo që do të pranojë ta bëjë këtë. Kjo është ftesa falas, kjo është oferta e bërë nga "Fryma dhe nusja". Lavdi Perëndisë për një ofertë kaq të pakufizuar dhe Ai na dhëntë hir për ta pranuar! Kjo ofertë u bëhet mëkatarëve. Ky shpëtim u ble nga Zoti Jezu Krisht.

Lexuese, a ta kanë bërë “Fryma dhe nusja” thirrjen e tyre solemne vit pas viti dhe a e ke mbyllur veshin ndaj kësaj ftese? Sa solemn është mendimi se një shpëtim falas ofrohet për të gjithë ata që do ta pranojnë atë dhe se shumë nuk do ta konsiderojnë kurrë ofertën! Lutu, të lutem, që Fryma e Shenjtë të bëjë në ty një zemër të pastër dhe shpirt të drejtë. Mos e neglizho shpëtimin e ofruar me aq mirësi nga Perëndia.

Elizabeth Julia Hasell

Shkrimet e Shenjta

Dita 364

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al