Stinët e zemrësShembull

Gadishmëria për të vdekur
Përgatitu, o Izrael, të takosh Perëndinë tënd. - Amosi 4:12
Me të vërtetë që jetojmë në një botë që po vdes. Vdekja po na përndjek, duke marrë ata që janë caktuar për të vdekur dhe bota e përjetshme po mbushet me shenjtorët dhe mëkatarët. Oh, le të jemi plotësisht të sigurt se ku do të shkojmë kur të thirremi nga ky lajmëtar i zbehtë për t'u ndarë me botën! Qoftë kjo e vërtetë për ty dhe për mua: të jemi plotësisht të sigurta, të mos kemi dyshime, të kemi dëshminë brenda nesh se jemi në Krishtin dhe Krishti në ne shpresa e lavdisë.
Qëllimi i vetëm i jetës sonë të shkurtër dhe të pasigurt duhet të jetë sigurimi i trashëgimisë që do të zgjasë në epokat e shumta të një përjetësie të madhe. Nëse do ta dinim që do të shkojmë në një vend të largët për të zotëruar vendbanimin tonë dhe se një trashëgimi na pret atje, sa të shqetësuara do të ishim për të bërë të gjitha hetimet e mundshme në lidhje me vendin, sjelljen e njerëzve mes të cilëve do të banonim dhe sa pak duhet të kujdesemi për vendin nga i cili së shpejti do të largohemi përfundimisht.
E megjithatë sa në kundërshtim me këtë është rasti me shumë njerëz që shpallin se do të shkojnë në një botë më të mirë dhe të përjetshme! Sa pak rëndësi i kushtohet momentit që ne mund të futemi në praninë e menjëhershme të Atij që do të jetë Gjykatësi ynë. Oh, le të përpiqemi dhe të lutemi që të mund të marrim ndihmë për të hequr dorë nga gjithë gjërat tona dhe të shikojmë kah gjërave që na shërbejnë për paqen tonë të përjetshme: një ecje e ngushtë me Jezusin - bashkësi e vazhdueshme me Atë që është jeta jonë dhe prej të Cilit kemi edhe tani, nëse jemi vërtet të Tijtë, jetën e përjetshme.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al