Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 112 NGA 365

Fatkeqësia, shkolla e dashurisë

O pëllumbesha ime, që rri në të çarat e shkëmbinjve, në strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, më bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme». - Kënga e Këngëve 2:14

Jam e sigurt se nëse dëshirojmë të dimë më shumë nga realiteti dhe vlera e dashurisë së Perëndisë, duhet të përjetojmë dhe të ndiejmë një fatkeqësi të vërtetë. Sa i vyer është Jezusi në kohë të tilla ku e gjithë dashuria tjetër zbehet në asgjë. Më pas dashuria e Tij e zbërthen zemrën, e zbut dhe e fiton atë. Në një kohë të tillë, ne ndiejmë se mund të derdhim falënderimet tona për Perëndinë për këtë “Vëlla të lindur për ditë të vështira” - i lindur për fatkeqësinë time, sikur të mos kishte asnjë qenie tjetër në botë që të kishte nevojë për Të përveç meje! I tillë është Jezusi për shpirtin e pikëlluar. Në këtë mënyrë besimtari mund të gëzohet në shtrëngime - po, dhe gëzohet - jo për shkak të shtrëngimit, por për dashurinë e pakrahasueshme të Krishtit të shfaqur në kohëra të tilla.

Perëndia e di se kur duhet të bëjë vizitat e Tij të dhembshura. Ai di si t’i përcaktojë në kohë - madje dhe edhe atëherë kur ne kemi nevojë për to. Ekzistojnë vizita të papritura nga qielli në tokë. Asnjë sy nuk e sheh Atë, asnjë vesh nuk e dëgjon, asnjë zemër nuk e ndien atë, përveç shpirtit të mjerë, të sprovuar dhe të tunduar. Nëse ndonjëherë mëkati duket më i urryer, tani është koha. Kush mund t'i rezistojë dashurisë së Krishtit? Si përul, e megjithatë lartëson; rrëzon, e megjithatë ngre lart. Si largohet nga toka dhe ngjitet në qiell. Lotët e gëzimit dhe lotët e pikëllimit rrjedhin së bashku. Atëherë a beson besimtarja se nëse do të kishte një mijë zemra, do t'ia jepte të gjitha Krishtit, dhe se nëse do të ishte e mundur, ajo kurrë, kurrë nuk do të mëkatonte kundër një personi me kaq shumë dashuri dhe kaq të dashur. Ekziston një shkëmbim i vazhdueshëm i dhembshurive mes Zotit dhe popullit të Tij. Zemra preket dhe gjithçka zbulohet. Krishti flet dhe besimtari përgjigjet. E gjitha është dashuri, asgjë tjetër përveçse dashurisë. Nuk ka asnjë qortim prej Tij dhe një dorëzim të plotë të të gjithë zemrës tek Ai. Kjo është arsyeja pse shpesh jemi të sprovuara dhe të rrëzuara, madje edhe për të na treguar se çfarë ka në zemrën e Perëndisë ndaj nesh - sa shumë Ai na do.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 111Dita 113

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al