Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 115 NGA 365

Mirësia e Perëndisë

Dashuria ime nuk do të largohet prej teje. - Isaia 54:10

Ndonjëherë na pëlqen të mendojmë për ngushëllimin që na pret në parajsë, pasi lufta jonë të përfundojë dhe paudhësia jonë të falet. Por këtu, në këtë fjalë të çmuar, ne kemi ngushëllim dhe ndihmë për jetën tonë të përditshme dhe problemet në tokë. Mirësia e Zotit është e papërshkrueshme, e pakufishme, e pandryshueshme! Çdo besimtar e ka provuar atë, por e gjithë ushtria e të shpenguarve, e mbledhur nga të gjitha vendet, nga të gjitha moshat, nuk do të mund të tregonte lartësitë dhe thellësitë, gjatësitë dhe gjerësitë e kësaj mirësie të madhe, të përjetshme, të dashur që banon në zemrën e Perëndisë.

Refuzimet dhe pohimet e Perëndisë janë si shkëmbinj të mëdhenj që dalin nga rëra e pasigurt dhe e lëvizshme e të gjitha përvojave tokësore. Kur një shpirti të trazuar dhe të hutuar i jepet mundësia përmes besimit që të kapet fort pas njërit prej tyre, e gjithë frika zhduket, i gjithë ankthi largohet dhe asgjë nuk mund ta lëvizë atë nga besimi dhe paqja e tij. Ne kemi vuajtur, pak a shumë, nga faktorët ndikues gjithnjë në ndryshim rreth nesh. Mbase ne vetë e kemi shtuar disi trishtimin që është në këtë botë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe ndryshueshmërisë. Por asnjëherë, në asnjë moment, Perëndia ynë nuk e ka tërhequr dashurinë me të cilën na ka dashur që nga e gjithë përjetësia. Ai kurrë nuk i ka braktisur ose harruar ata që kanë vendosur besimin në Të. Nuk ekziston diçka e tillë si largimi i mirësisë së tij: "nuk ka asnjë ndryshueshmëri, as hije ndryshimi".

Oh, Zoti im i dashur, qëndrueshmëria dhe ngushëllimi i fjalëve të çmuara “nuk do të”, le të zhytet thellë në shpirtin tim dhe të më forcojë për të përballuar çdo vështirësi, për t'i rezistuar çdo të keqeje dhe për të duruar çdo sprovë me guximin që jep një siguri e tillë!

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 114Dita 116

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al