Stinët e zemrësShembull

Një banket për të ligështuarit(1)
Nuk dua t'i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës. - Mateu 15:32
Me siguri kjo përkujdesje e dhembshur e Zotit Jezus për nevojat trupore të turmave përreth Tij duhet të na ngushëllojë shumë dhe të forcojë besimin tonë për faktin që Ai na shpalosi kur tha: “Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për këto të gjitha.”
Pyes veten pse ndodh që ne e mësojmë kaq ngadalë këtë mësim të ëmbël të besimit në Perëndinë dhe ndonjëherë ngelemi aq shumë pas t’ia besojmë Perëndisë menaxhimin dhe furnizimin e nevojave tona të përkohshme. Ne duhet të jemi gjithmonë aq të hareshme sa zogjtë e qiellit dhe po aq të bukura sa zambakët e fushës nëse duam të mbështetemi plotësisht në Të, siç bëjnë ata.
Dhe kjo është e vërtetë në çështjet shpirtërore. A mendoni o zemra të mjera, të etura dhe të uritura se Zoti Jezus do të jetë më pak i mëshirshëm për nevojën e shpirtit tuaj se sa ishte për turmën e pangrënë në ditët kur ishte në tokë? Uria jote dëshiron “bukën që zbriti nga qielli”. Etja jote nuk do të shuhet derisa “uji i jetës” të prekë buzët e tua. Nuk ka rëndësi që burimi i furnizimit nuk është i dukshëm për ty. “Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë”, thanë dishepujt e paditur, “aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?” Ata harruan, ashtu si ne mjerisht shumë shpesh harrojmë, “çfarë mënyre njeriu” është kjo dhe çfarë Ai mund të arrijë me fuqinë e fjalës së Tij. Shiko, shpirt i dashur, nëse ke ardhur te Zoti i uritur dhe i etur për dashurinë dhe faljen e Tij, nuk mund të ndodhë që Ai të të largojë duar bosh. Zemra e Tij është shumë e dhembshur, duart e Tij janë shumë të mbushura me bekime, dëshira e Tij për të të ushqyer dhe ngushëlluar është shumë e fortë sa të ketë ndonjë dështim nga ana e Tij për furnizimin e të gjitha atyre që ti dëshiron.
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al