Stinët e zemrësShembull

Thesari i hapur
Zoti do të hapë për ty qiellin, thesarin e tij të mirë. - Ligji i Përtërirë 28:12
Ado t'i hapë Ai për ty? Me pak fjalë, “pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit”. Në Të “janë fshehur të gjitha thesaret e urtësisë dhe të njohjes”. Zoti do t’i hapë ato për ty. Pasuritë e mirësisë, durimit dhe dhembshurisë do të na jepen me bollëk në krahasim me mëkatet tona, me rebelimet dhe kokëfortësinë e herëpashershme. Ato janëpasuri të bollshme të hirit të cilat mjaftojnë për të gjithë mjerimin tonë tani, dhe që teprojnë për të gjithë nevojat e kapacitetit të lavdishëm të të gjithë përjetësisë. Të gjitha janë të tuat në Të.
Besimi është çelësi i këtij thesari të pafund, dhe duke na dhënë besim Ai na jep thesar për thesar. Ai është gati të na bëjë të pasur me besim dhe përsëri pas kësaj ta rrisë besimin tonë në të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të të kuptuarit. Ai do të na hapë thesarin e dobishëm jo vetëm të Fjalës së gjallë, por edhe të Fjalës së shkruar. Ky është vërtet një thesar për t'u dëshiruar, për t’u dëshiruar më shumë se ari; dhe kur Jahveu Frymë të na e hapë këtë thesar, ne do të gëzohemi si një që gjen një plaçkë të madhe. Krishti, Urtësia e vërtetë, ka thënë, “Unë do të mbush thesaret e tyre” dhe “dhomat me gjithfarë të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.” Vetëm me një thesar të dhënë nga Perëndia mund të pasurojmë të tjerët. Kur duam të ndajmë një fjalë me dikë, zakonisht duket se vjen me më shumë fuqi nëse, në vend që të kërkojmë ato fjalë që mendojmë se janë të përshtatshme, thjesht u dorëzojmë atyre ndonjë fjalë thesari që Ai na ka dhënë së fundmi. Gjithashtu, le të mos qëndrojmë duarkryq duke pritur për një hapje të mëtejshme të thesarit, por le të bëhet një kërkim në shtëpinë e thesarit të mbretit, në shtëpinë e rrotullave ku qenë vendosur thesaret dhe ku gjenden dekretet dhe regjistrat e Mbretit tonë. Vetëm nxjerrja e vazhdueshme nga thesari i Tij i mirë do të na sjellë dobi, madje edhe dritën e njohjes së lavdisë së Perëndisë në fytyrën e Jezu Krishtit.
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al