Stinët e zemrësShembull

Ngjizur për të dashur
Dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur prej tij. - 1 e Gjonit 5:1
Ky interes i veçantë që Perëndia ka për shenjtorët e Tij është arsyeja pse duhet t'i duam ata. Ata janë fëmijët e dashurisë së Perëndisë, bijtë e Tij të dashur. Perëndia Atë i paracaktoi ata për birësim përmes Jezu Krishtit në Të. Ai i ka veçuar ata për vete si bijtë e Tij, për t’i dalluar nga e gjithë bota. Ai ka vendosur mbi ta një trashëgimi - jo më pak se unin e Tij të mrekullueshëm! Ai ka formuar shëmbëlltyrën e Birit të Tij në ta dhe u ka dhënë atyre frymën e birësimit, me anë të së cilës ata thërrasin “Abba, Atë”. Ata janë vëllezërit e Jezu Krishtit: trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë me Të. Ata janë Nusja, gruaja e Qengjit, bashkëshortja, mbretëresha e Mbretit të lavdisë. Ata janë gjymtyrët e trupit të Tij, plotësia e Atij që plotëson gjithçka. Ata janë tempujt e Frymës së Shenjtë! Ai i ka zgjedhur ata për banesën e Tij dhe banon në ta si prehjen e Tij përgjithmonë.
Ata janë zgjedhja e Atit, blerja e Birit dhe të nënshtruarit e Frymës. Zoti i ka zgjedhur, i ka blerë dhe i ka marrë për Veten si pjesën e Tij. Ai i vlerëson ata si xhevahiret e Tij, thesarin e Tij të veçantë dhe ata janë në mënyrë të patregueshme të çmuar dhe shumë të nderuar në sytë e Tij. Ata janë shërbëtorët e Tij të nderuar për të bërë veprën e Tij të lavdishme, dëshmitarët e Tij besnikë në tokë dhe drita e Tij e ndritshme në një botë të errët. Ai i quan ata gëzimin e Tij në tokë dhe do të gëzohet për ta si kurorën e Tij të lavdisë atje lart. Sa shumë duhet ta duam njëri-tjetrin! Sa shumë duhet ta vlerësojmë njëri-tjetrin në dashuri për hir të Zotit!
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al