Stinët e zemrësShembull

Duke e besuar Perëndinë në Fjalën e Tij
Besoni Zotin, Perëndinë tuaj, dhe do të jeni të fortë. - 2 i Kronikave 20:20
Natyrisht Pali mund të kishte qenë i qetë, i mençur dhe i sigurt, me një zemër jo të përqendruar te vetja, për të nxitur dhe këshilluar të tjerët. Megjithatë, a mund të ndodhej ai në rrethana më dëshpëruese se kaq? Ai ka qenë duke udhëtuar në një anije të mbushur me njerëz, tej mase të lëkundshme nga stuhia. Nuk kishte një rreze dielli apo një dritë ylli për ditë të tëra, ku të gjithë konsideroheshin të humbur, duke ecur si të shkretë drejt një mbytjeje të sigurt të anijes.
Çfarëdo që mund të sjellë kjo ditë, nuk mund të ketë një gjë të tillë për ne. Vështro për nevojat e kësaj dite - dobësinë tonë, gatishmërinë tonë ndaj tundimit, prirjen tonë për të rënë, mëkatet tona munduese, injorancën tonë, problemet tona të tanishme ose të mundshme, mallin tonë për Të, i cili përfshin të gjitha dëshirat e tjera të shenjta - këto janë shtatë realitete tensionuese. Tani le t'i ngutim zemrat tona për të dëgjuar realitetin e përgjigjeve të Tij: “Unë të forcoj”. “Ju do të jeni në gjendje të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.” “Do t'ju ruaj nga çdo rrëzim”. “Ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.” “Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën nëpër të cilën duhet të ecësh”. “Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.” A është e mundur që t'i lexojmë këto fjalë - fjalët e Tij - dhe të themi: “Unë nuk e besoj Perëndinë?” Edhe zmbrapsja nga një shprehje e tillë mund ta ndihmojë një që druhet drejt një alternative të gëzueshme: “Unë e besoj Perëndinë, se do të bëhet ashtu si më është thënë”. Jo më pak, jo pothuajse ashtu siç më është thënë, por plotësisht ashtu siç Vetë Perëndia ka thënë në secilën fjalë të çdo premtimi.
Baza e besimit të Palit nuk ishte diçka, por Dikush. Thjesht, beso Perëndinë! Ky besim, natyrisht, përfshin të gjitha mesazhet e Tij, të shkruara ose të folura. “Po të mos besoni, me siguri nuk do të bëheni të qëndrueshëm” është një fjalë e zbatimit të vazhdueshëm për hapat që dridhen ose lëkunden në rrugën tonë të përditshme. Por ky është urdhërimi i Tij: “Besoni Zotin, Perëndinë tuaj, dhe do të jeni të fortë; besoni profetët e tij dhe do të keni mbarësi”.
Sarah Hawkes
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al