Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 133 NGA 365

Me anë të gjakut të Qengjit

U bënë të fuqishëm prej dobësisë, u bënë të fortë në betejë, thyen ushtritë e huaja. - Hebrenjve 11:34

Ju e dini që ata që qëndruan përpara fronit, e mundën Satanin “me anë të gjakut të Qengjit.” Fitoret tona duhet të vijnë po në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, kështu, ne jemi kaq të avashta për të mësuar, sepse kjo është diçka plotësisht jashtë vetes tonë, të cilën e kemi kaq të vështirë ta braktisim. Sidoqoftë, Fryma e Shenjtë nuk do ta braktisë veprën e Tij. Fillimi më i vogël do të ketë një fund të sigurt, sepse Ai do të përsosë atë që ka të bëjë me ne. Davidi na tregon se si ai u bë një luftëtar kaq i aftë: “Perëndia është ai që më rrethon me forcë”. “Ai i mëson duart e mia për betejë”. “Me ty mund të sulmoj një grup, me Perëndinë tim mund të kapërcej një mur”. Ekziston një fjalë shumë inkurajuese te “Hebrenjve” 11:34 - “u bënë të fuqishëm prej dobësisë” - të fortë me anë të besimit. Ky besim lë pas krijesat dhe veprat e krijesave dhe mbërthehet mbi një Krisht të çmuar, dhe këmbëngul të kalojë përmes çdo gjëje duke besuar tek Ai dhe duke thënë me gjithë zemër, “Sa për mua, kurrë mos qoftë që unë të mburrem, veçse për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, nëpërmjet të cilit bota më është kryqëzuar edhe unë botës.”

Shpirti im dëshiron me gjithë zemër që ti të mund të përftosh“besim të çmuar” për të vrapuar tërësisht drejt Jezusit. Megjithëse ai besim duket i vogël “si një kokërr fare sinapi”, nuk do të rezultojë në gënjeshtër, sepse “ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai,” megjithëse disa herë ata nuk e dinë se kujt i përkasin në të vërtetë. Le t'i pëlqejë Zotit tonë të hirshëm ta zbulojë Veten e Tij, ashtu siç dhe dëshiron të të japë atë vulosje të Frymës për të cilën ke një dëshirë të madhe. Zoti të bekoftë vërtet, të bëftë më të madhe në Krishtin dhe të ruajt nga e keqja, që të mos të të trishtojë.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 132Dita 134

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al