Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 138 NGA 365

I krishteri dyshues(2)

«O njeri besimpak, pse dyshove?» - Mateu14:31

Është një gjë e mrekullueshme të jesh e krishterë në çdo kohë, veçanërisht në këto kohë ku paudhësia shumohet dhe shumëkujt i ftohet dashuria; ku “zgjedhimet e krishterimit” mund të prodhohen si “një argument i trishtë i së vërtetës së saj”. Por është Perëndia Ai që punon në ne për të pasur vullnet dhe për të bërë atë që e kënaq Atë, dhe kjo vepër për Të është po aq e lehtë tani si në çdo periudhë tjetër. Po të ishin të gjithë, dishepuj besnikë të Krishtit në botë, do të kishte ende një ligj në gjymtyrët tona, mbi të cilin vetëm Perëndia mund të na jepte fitoren përmes Jezu Krishtit, Zotit tonë. Në rrethana të tilla, megjithatë, do të kishte më pak tundime dhe do të ishte më e lehtë të mbanim një ecje të ngushtë me Perëndinë. Asgjë e pafuqishme nuk mund të bëjë që drita të shkëlqejë në errësirë.

Por madhështia e kësaj vepre nuk duhet të bëjë që zemrat tona të zhyten në dëshpërim. Nuk ka asnjë vepër tepër të madhe për Perëndinë dhe Ai ka premtuar të ndihmojë ata të cilët besojnë në Të, dhe t'u japë atyre gjithçka që ata kërkojnë, që është e pëlqyeshme për vullnetin e Tij. Atëherë dëshpërimi duhet të lindë nga mungesa e besimit. Ishte mungesa e besimit ajo që e shtyu Pjetrin të thërriste, “O Zot, na shpëto, po humbasim!” Ai nuk besoi plotësisht në fuqinë e Mjeshtrit të tij hyjnor, por iu nënshtrua frikës. U ngazëllye nga shfaqja e ashpër e valëve mbi të cilat qëndroi, dhe kështu harroi se Ai të Cilit i binden erërat dhe deti, ishte përkrah tij. Mungesa e besimit që është në ne na bën të dyshojmë nëse mund të shpëtohemi ndonjëherë. Zoti na e rrittë besimin dhe na dhëntë siguri të patundur në besnikërinë dhe mëshirën e Tij.

Susan Huntington

Shkrimet e Shenjta

Dita 137Dita 139

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al