Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 143 NGA 365

Besnikëri ndaj Mbretit

Ti je mbreti im, - Psalmi 44:4

A mund ta them? A është Jezusi në të vërtetë dhe me të vërtetë “Mbreti im”? Ku është prova e kësaj? A jam duke jetuar në mbretërinë e Tij të drejtësisë, paqes dhe gëzimit në Frymën e Shenjtë, tani? A jam duke folur në gjuhën e asaj Mbretërie? A jam duke ndjekur zakonet e njerëzve që nuk janë populli i Tij? A po i mësoj me zell rrugët e popullit të Tij? A jam praktikisht duke jetuar nën sundimin e ligjeve të Tij? A i kam bërë nderime zemrës së Tij? A jam duke e mbështetur me guxim dhe sinqeritet çështjen e Tij sepse është e Tij, jo thjesht sepse ata që më rrethojnë e bëjnë këtë? A po bën ndonjë ndryshim praktik në jetën time besnikëria ime?

A e them unë? Perëndia më ka thënë: “bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.” A thonë buzët e mia: “Zoti im dhe Perëndia im?” A thotë jeta ime, “Krishti Jezus, Zoti im” - pa dyshim dhe në mënyrë personale, a them “Zoti im”? A mund ta aprovoj edhe unë të njëjtën gjë që Ai ndau në fund me dishepujt? Ajo ishte një nga të vërtetat më të dashura dhe më të çmuara për shkak të identitetit të Tij hyjnor: “Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam”? A i kam thënë vetë Jezusit, nga thellësia e zemrës sime, në nënshtrim të sinqertë dhe të vërtetë para skeptrit të Tij, “Ti je Mbreti im”? A kam turp apo frikë të rrëfej besnikërinë mes miqve të Tij ose para armiqve të Tij? A është vulosja mbi ballin tim aq e pagabueshme saqë gjithmonë dhe kudo dihet se jam e nënshtruara e Tij? A është e ekspozuar “Ti je Mbreti im”, siç duhet të ishte, me shkronja të ndritshme në të gjithë rrotullën e jetës sime, në mënyrë që të mund të “njihet dhe lexohet nga të gjithë njerëzit”?

Përgjigju Ti për mua, o Mbreti im! “Më heto o Perëndi”, dhe më trego gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhem, e më pas, për shkak të hirit tënd, më fal gjithë pabesinë time. Nga ky moment më bëj plotësisht besnike, me anë të hirit tënd madhërues, sepse “Ti je mbreti im”!

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 142Dita 144

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al