Stinët e zemrësShembull

Shtatë herë në ditë
Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë kthehet te ti duke thënë: ``Pendohem'', fale». - LUKA17:4
Si mundem, që përmes vendosjes së gabimeve të të tjerëve në një pasqyrë dhe krahasimit të tyre me të miat, të mësoj të mos kritikoj dhe të mos jem mendjemadhe? Në fakt, shumë shpesh ndodh që fajet e të tjerëve të diskutohen ezmadhohen, ndërsa të miat, përmes dashurisë për veten, të justifikohen, zbuten dhe diskutohen përciptazi. Le të marr një mësim më të mirë! Nëse një vëlla, pra çdo qenie njerëzore,është urdhëruar të falë një vëlla tjetër përtej të gjitha limiteve, atëherë pse duhet të jetë e paqartë dhënia e faljes hyjnore? Atëherë, pse çdo dështim i ri, i përsëritur mjerisht më shpesh se shtatë herë në ditë, prodhon një ndrojtje për të shkuar te Shpëtimtari im dhe për të thënë, me një përulje të thellë, “pendohem”? Dhe pse të mos besoj se Ai do të më falë në një mënyrë që asnjë vëlla mund të falë një vëlla?
A dëshmon vërtet zemra ime, në sytë e Perëndisë, se, pas çdo devijimi dhe dështimi të mëkatshëm, pendohem me të vërtetë dhe ndiej keqardhje për gabime të tilla? Apo, përjetoj vetëm një keqardhje të pjesshme? A e bën më të urryer mëkatin falja që çdo kërkesë e re i kërkon Krishtit? A e rrit ajo ndjesinë e pendimit të thellë, vetë-urrejtjen dhe zemërimin? A nxit kështu një xhelozi të shenjtë dhe a krijon një frikë nderuese për shkak se ka fyer Krishtin? Apo liria e faljes dhe e hirit bëjnë që ajo krijesë të jetë e pakujdesshme dhe neglizhente? Nëse do ta doja një mike si shpirtin tim, a do ta hidhëroja apo ofendoja atë ndonjëherë? Dhe nëse e ofendoj, a ka ndonjë hidhërim aq therës dhe a ekziston një gjendje ku mikja ime është e gatshme të më falë, por që unë nuk jam në gjendje ta fal veten? A kam ndjenja të tilla si këto në lidhje me Shpëtimtarin tim? Nëse guxoj të përgjigjem pozitivisht, atëherë nuk kam frikë të shkoj shtatë herë në ditë dhe të them “pendohem”, as të kem frikë nga liria, as nga plotësia e mëshirës falëse, forcimit dhe ripërtëritjes së hirit. Zot, “Na e shto besimin”!
Sarah Hawkes
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al