Stinët e zemrësShembull

Kohë flladi
Ah, sikur t'i shqyeje qiejt dhe të zbrisje! Para teje do të tundeshin malet. - Isaia 64:1
A do t'i bashkoje lutjet e tua për derdhjen e Frymës së Shenjtë mbi të gjithë ne? Oh, ne jemi shumë të plogësht në lidhje me këtë gjë -në lidhje me këtë mirësi të madhe, që na është premtuar. Është tërësisht e vërtetë, se ka stinë ku Fryma e Shenjtë zbret veçanërisht - "koha e flladit nga prania e Zotit”. Në këto kohë mëkatarët kthehen në besim, shenjtorët e përgjumur gjallërohen, udhëtarët e ngadalshëm nxiten për në rrugën e Zotit. Oh, le të kemi sa më shumë lutje luftimi! Për këtë pagëzim të këndshëm tani po gulçoj dhe lutem dhe do të doja të thirrja të gjithë njerëzit e lutjes, të Zotit, Jakobët që luftojnë, të Kishës së Tij të vetme.
Le të mos e lëmë Zotin të pushojë derisa Ai të përkulë qiejt dhe të zbresë e të zbulojë krahun e Tij, dhe lavdia e veprës së Tij do të na shfaqet neve, bijve tanë dhe bijve të bijve tanë. Vetëm le të besojmë, dhe do të bëhet sipas besimit tonë në zbritjen e premtuar të Frymës së Shenjtë në këto ditë të fundit. Për këtë lutu gjatë dhe vajto. Me siguri Ai do të mbajë vesh, do të ngrihet, do të të bekojë dhe do ta bëjë Jerusalemin një gëzim.
Sa të ngathët jemi për të besuar gjithçka që shkruan profetët dhe apostujt për Frymën e Shenjtë! Çdo gjë përreth nesh, e parë në lidhje me përjetësinë, është alarmuese. Jobesimtarët po kalojnë në botën e mjerimit, Kisha po dremit, e gabuara po mbizotëron, gjërat e botës janë me bollëk, dhe dashuria e shumë njerëzve për Zotin dhe të vërtetën e Tij po ftohet. A besojmë kaq fort se ekziston një ferr dhe një parajsë ku do të prehemi, por jo derisa të shohim fuqinë e Perëndisë që zbret për t'i dhënë efektshmëri Ungjillit të Tij? Mjerë ne! Ne nuk e besojmë as gjysmën e asaj që Ai ka premtuar në Fjalën e Tij. Oh, le ta testojmë Zotin tani me këtë dhe të shohim nëse Ai nuk do të hapë dritaret e qiellit dhe do të derdhë një bekim të tillë që do ta bëjë këtë shkretëtirë të çelë dhe të lulëzojë si trëndafili. Ai është besnik dhe se, atë që ka premtuar edhe do ta bëjë.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al