Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 152 NGA 365

Mungesa e dëshirës

Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën. - Gjoni 5:40

Është pothuajse e sigurt që sytë e disave që shfletojnë këto faqe, do të jenë të vetëdijshme se nuk u intereson shumë të vijnë te Krishti, sepse kjo është njëkohësisht pengesa më e zakonshme dhe më fatale. Ti nuk mund të thuash me gjithë zemër se dëshiron të vish tek Ai. Ti mbase shkon aq larg sa të thuash me sinqeritet të momentit, “do të dëshiroja që të doja të vija!” por vetëm kaq. Në zemrën tënde thellë thellë do të preferoje të mos merreshe fare me këtë, pa marrë parasysh që ky është fillimi më tmerrësisht i sigurt i dënimit. Ti nuk ndihesh tërësisht rehat, por gjithashtu nuk je aq në parehati sa të mos priresh për ta bërë një përpjekje. Për sa kohë që mund të mos mendosh për këtë, ti thua se je shumë e lumtur. Tani, më beso, gjendja jote është një gjendje dhjetë herë më e keqe dhe më e rrezikshme sesa të ishe një vrasëse e dënuar që tashmë e di dënimin e saj, që e kupton mëkatin e vet, që e kërkon Shpëtimtarin dhe që vjen tek Ai me të gjithë dëshirat e mendjes së saj.

Ti do të thuash: “Nuk kam çfarë të bëj! Nuk e bëj dot veten që Ai të më interesojë!” Është pikërisht kështu, dhe vetëm në këtë fakt bie shfajësimi yt, për shkak të shpresës dhe ndihmës tënde të vetme. Ti nuk mund ta bësh veten që të vrapojë larg nga zemërimi që do të vijë. Nuk mund ta zgjosh veten që të jesh e gatshme për të ardhur te Krishti për shpëtim. Por Dikush mundet. Dhe ti mund ta kërkosh Frymën e Shenjtë që të të bëjë të gatshme. Ti mund të thuash: “O Zot, më jep Frymën Tënd të Shenjtë që të më bëjë të gatshme që të vij, për hir të Jezu Krishtit.” Perëndia nuk të vë asnjë kusht për të ta dhënë. Fryma e bekuar u premtohet më haptazi dhe pa kushte atyre që e pyesin Atë.

Mos harro se në ty tani është duke vepruar një frymë ose një tjetër. Është shumë e tmerrshme të lexosh për “frymën që vepron tani në bijtë e mosbindjes”; dhe çfarë është një mosbindje më e drejtpërdrejtë sesa të mos shkosh kur Jezusi të thërret? Prandaj kërko dhe kërko menjëherë, për frymën tjetër, Frymën e Shenjtë, i Cili mund të të bëjë të gatshme në ditën e fuqisë së Tij.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 151Dita 153

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al