Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 154 NGA 365

Në lutje ndaj Frymës së Shenjtë

Por, kur të vijë ai, Fryma e së Vërtetës, do t'ju prijë në gjithë të vërtetën, sepse nuk do të flasë prej vetes, por do të flasë atë që do të dëgjojë dhe do t'ju kumtojë ato që do të vijnë.Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë. Gjithë sa ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë. - Gjoni 16:13–15

Sa rrallë dëgjojmë lutje që i bëhen Vetë Frymës së Shenjtë! E megjithatë, sa shumë jeta shpirtërore në shpirtrat tanë varet nga Ai! Më pëlqen t'i drejtoj lutje Frymës së Shenjtë, Frymës jetëdhënëse, të njoh personalitetin e Tij hyjnor dhe detyrën e Tij perspektive në veprën e shpëtimit tonë. Vetëm Ai mund të marrë nga gjërat e Jezusit dhe të na i tregojë neve. Është Ai që kryen veprën e fuqishme në mbretërinë e Perëndisë në shpirt, nga i pari tek i fundit. Gjëja e parë që më pëlqen të bëj në mëngjes, është t'i besoj - mendimet, dëshirat dhe gjithë zemrën time - kontrollit të Tij, duke u lutur që unë të mos bë asgjë që mund ta çnderojë ose pikëllojë Atë; dhe nëse kjo ndodh, le të më bëjë ta kuptoj shpejt, që të jem po aq e shpejtë dhe për ta rrëfyer.

Ne e dimë sa i shpejtë është mendimi dhe që Satani është po aq i shpejtë në përpjekjen për të marrë në zotërim mendimet tona për veten e tij, kështu që e mira është të jemi paraprakisht me Frymën dhe t'i kushtojmë mendimet tona Atij sapo të hapim sytë. Ai na ndihmoftë që të jemi më të mençura dhe më vigjilente në këto gjëra, në mënyrë që Satani dhe mishi të zmbrapsen dhe kështu të mos përfitojnë nga ne!

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 153Dita 155

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al