Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 157 NGA 365

Perëndia kupton

Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. - Psalmi 139:2

Kush nuk e di se çfarë do të thotë të keqkuptohesh nga të tjerët? Ndoshta askush nuk kuptohet tërësisht dhe në mënyrë të përsosur nga të tjerët, sepse pak të krishterë janë si Mësuesi i tyre, në frymën e të kuptuarit të shpejtë. Kjo nuk e bën këtë më pak sfiduese për ty. Por kjo Fjalë e çmuar, e cila plotëson çdo nevojë, të jep një gur themeli që është i mjaftueshëm për të të mundësuar të arrish atë pozitë të guximshme, nëse do të qëndrosh vetëm mbi të.

Edhe nëse të tjerët i keqkuptojnë çdo ditë fjalët e tua, Ai e kupton mendimin tënd dhe a nuk është kjo diçka pafundësisht më e mirë? Ai vetë, Ati yt i dashur, gjithnjë i pranishëm, kupton. Ai e kupton në mënyrë të përsosur atë që të tjerët nuk e kuptojnë. Jo vetëm veprimet e tua, por edhe mendimet - thellësinë e vetes tënde, që asnjë fjalë nuk mund t'ua zbulojë të tjerëve. E gjithë dëshira ime është para Teje. Ai e kupton se si ke dashur të bësh gjënë e duhur kur të tjerët mendonin se ke bërë gjënë e gabuar. Ai e kupton se si bija e Tij e mjerë dhe e plogësht dëshiron ta kënaqë Atë dhe vajton fshehurazi sepse e trishton Atë. “Ti e kupton” duket se shkon edhe një hap më tej sesa ngushëllimi i madh i “Ti e di”. Të kuptuarit e Tij është i pafundshëm. Ndoshta ti as nuk mund ta kuptosh veten. Ai mund të të tregojë se ata të cilët, sipas hamendësimeve të tua, të kanë keqkuptuar, mund të kenë pasur të drejtë në fund të fundit. Ai mund të të tregojë se dëshira jote nuk qe aq e sinqertë, motivet e tua nuk qenë të vetmet ashtu siç mendoje; se kishte vullnet vetjak atje ku ti e mendoje si vendosmëri, dhe se kishte mëkat atje ku ti e mendoje vetëm si dobësi ose gabim.

Lëre Atë të kërkojë; le të ta shpallë ty. Sepse atëherë Ai do të të shpallë një mesazh tjetër: “dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.” Zot i Plotfuqishëm, në të Cilin hapen të gjitha zemrat, njihen të gjitha dëshirat dhe prej të Cilit nuk fshihen sekrete: pastroji mendimet e zemrave tona me frymëzimin e Frymës Tënd të Shenjtë, që të mund të të duam në mënyrë të përsosur dhe të lartësojmë denjësisht emrin Tënd të Shenjtë, përmes Krishtit, Zotit tonë.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 156Dita 158

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al