Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 156 NGA 365

Dhëndri që thërret

Sepse unë jam Zoti që të shëron. - Eksodi 15:26

Ngazëlleni, o qiej, dhe habitu, o tokë që ky Emanuel i lavdishëm, Princi i Paqes, të Cilin engjëjt e adhurojnë dhe para të Cilit përkulen serafinët, duhet të denjohet nga përjetësia për të ardhur dhe për të kërkuar Nusen e Vet në këtë botë të mjerë dhe ta shpallë atë të Tijën. Sidoqoftë kështu është. Por ajo është e ndyrë dhe e ndotur! Atëherë venat e Tij të çmuara do të derdhin vërshimin e kuq të purpurt për ta pastruar atë dhe Fryma e Tij do t'i hapë asaj burimin për mëkatin dhe papastërtinë e saj. Por ajo është lakuriq dhe bosh. Atëherë Ai do të hedhë skajin e Tij mbi të dhe do të endë për të në tezgjahun e ligjit prej liri të hollë - të pastër dhe të bardhë - një mantel me të cilin ajo do të bëhet e përshtatshme të paraqitet në oborrin e Tij. Për më tepër, Fryma do të afrojë drejtësinë e Tij, do ta veshë atë me “rrobat e shpëtimit” dhe do ta mbulojë atë me “mantelin e drejtësisë”, ashtu si një dhëndër zbukurohet me rroba dhe një nuse stoliset me bizhuteritë e saj. Por ajo është e sëmurë; ajo është një lebroze, megjithatë Ai do t'i sjellë asaj shëndet dhe shërim, sepse Ai thotë: “sepse unë jam Zoti që të shëron”. Sepse Ai u bë mëkat për të, që ajo të bëhet “drejtësia e Perëndisë në të”.

“Por ajo nuk është e hijshme. Ajo është e shëmtuar. Atëherë Ai do të vendosë mbi të hijeshinë e Tij dhe përmes saj bukuria e saj do të bëhet e përsosur. Por ajo është e mjerë, prandaj Ai vendos Veten dhe plotësinë e Tij mbi të, dhe kështu i jep asaj një dhunti të mirë. Por ajo nuk dëshiron dhe nuk ka zemër për këtë bashkim, sepse ajo i bindet një princi armiqësor. Edhe kënaqësitë e saj, janë në botë dhe në mish. Ai do t'i jap një zemër të re dhe do të shtjerë brenda saj një frymë të re; Fryma do ta bëjë atë të gatshme në ditën e fuqisë së Tij dhe “do të heq nga goja e saj emrat e Baalëve”, në këtë mënyrë, duke u përkulur para këmbëve të Tij, ajo do të thotë: “O Zot, Perëndia ynë, zotër të tjerë, veç teje, na kanë sunduar; po vetëm për ty mbajmë mend emrin tënd.”

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 155Dita 157

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al